Ligji për bixhozin, debate të forta në Parlament

13 Shtator 2023, 22:00Ekonomia TEMA

Ligji për bixhozin, debate të forta në Parlament

Projektligji për formalizimin e lojërave të fatit solli debate në komisionin ekonomisë.

Deputetët e mazhorancës theksuan nevojën për ndryshime të rëndësishme që duhet t’i bëhen draftit.

“Nëse ky aktivitet nuk mbyllet dot dhe u provua që nuk mbyllet dot, duhet ta marrë shteti. Dhe shteti t’i rrijë përballë çdo lloj strukture ilegale që zhvillohet dhe do të vazhdojë të konkurrojë aktivitetin legal”, u shpreh Erion Braçe.

“Nuk janë baste që luhen on line, janë baste që luhen nëpër pika bastesh, ku pranojnë edhe ‘cash’. Ju garantoj që me bastet sportive on line, do t’i gjeni këto tabletët me një software sikurse e kemi përcaktuar ne dhe rreth 10 të tjera të paligjshme, që s’do t’i kapë asnjë”, tha Alban Xhelili.

Opozita u tregua më e ashpër duke sulmuar ligjin që sipas tyre rikthen përfitimet për një grup të ngushtë njerëzish në përfitim të qytetarëve.

“Është e pakonceptueshme që këto lojëra të jenë të reklamuara në mediat elektronike. Kushdo që ka internet, ka një smartphone, pavarësisht moshës, ndodhet përballë rrezikut potencial të basteve sportive on line”, tha Jorida Tabaku.

“Ky aktivitet është i lidhur direkt me pastrimin e parave. Jo më kot, Shqipëria është në listën gri”, u shpreh Edmond Spaho.

Rihapjen e lojërave të fatit, qeveria e ka argumentuar me formalizimin e një sektori që operon në të zezë, ndërsa presin që të ardhurat e hyra në buxhet të jenë 6.5 miliardë lekë nga ky aktivitet.

2 Komente

  1. B
    Ben

    Do jete idiot ai qe do te marre ,ose kerkoje te paiset me liçense.Do te pagoje taxa,edhe lojtarit i behet e veshtire te luaje,jo credit carta,shuma e parave etj.Nderkohe jane ne qarkullim shume company ilegale qe punojne pa liçense dhe nuk pagojne asgje ne shtet,dhe venia e bastit eshte shumë e thjeshte.Mendoj se edhe ky ligj do jete kot,nuk do funksionoje.

    1. M
      Martin

      Bastet duhet t'i menaxhoje Ministria e Financave

      Lini një Përgjigje