"Nuk është thjesht ndërrim emri, prapa janë miliona", pse Sqepuri u bë Shpirag, sipas profesorit të naftës

12 Shtator 2023, 17:23Ekonomia TEMA
"Nuk është thjesht ndërrim emri, prapa janë

Kohët e fundit po flitet për zbulimin e Shpiragut. Në fakt në këtë zonë u zbulua naftë nga një kompani e huaj që në shpimin e parë pas vitit 1990. Si ishte e mundur kjo?

Prof.Dr. Fatmir Shehu, ekspert me dekada eksperiencë i kërkimit të naftës shpjegon se gjithçka kishte qenë gati. Ishin bërë fazat të gjitha nga specialistët shqiptarë të para 90, ndërrimi i sistemit, la punën në gjysëm.

Të huajt erdhën dhe thjesht realizuan fazën e fundit.

“Ka qenë një strukturë e evidentuar nga naftëtarët shqiptarë dhe zbulimi pas viteve 1990 , u bë sepse faza e kërkimit u maturua dhe kompania zbuluese e huaj OXY,  duke shfrytëzuar gjithë eksperiencën dhe harxhimet investuese jo të pakta që kish bërë pala shqiptare, realizoi pa shpenzimet e fazës së kërkimit (të cilat ishin jo të vogla e të bëra plotësisht nga ekonomia shqiptare!) zbuloi pra, hidrokarbure që me pusin e parë, Shpiragu 1” – thotë profesori në një shkrim të gjatë mbi naftën në Dita dhe shton se pikërisht me këtë ka të bëjë dhe ndërrimi i emrit të zonës.

Në fakt ajo zonë quhet Sqepur, por tashmë prezantohet si Shpirag.

“Ndërrimi i emrit nga Sqepur në Shpirag, mendojmë se është bërë pikërisht për faktin që të ezauroheshin dhe të ngelnin pa adresë, edhe pa vlerë madje, shpenzimet e mëdha të kërkimit që ishin bërë në këtë zonë nga ana e palës shqiptare” – thotë z.Shehu

Ai mendon se Industria e naftës duhet shtetëzuar, sepse është një pasuri e madhe, sepse nga eksperienca 30 vjeçare ka dalë konkluzioni se nga kjo pasuri po të shfrytëzohet nga kompani të huaja, ekonomisë shqiptare do i ngelë shumë pak interes, në mos aspak.

Dihet se aktorët e huaj në qëllimet e aktivitetit të tyre kanë që të sigurojnë fitim maksimal për vete. Deri më sot Shqipëria nga aktiviteti që është zhvilluar nga kompanitë e huaja, sidomos në shfrytëzimin e rezervave të gjetura nga ne shqiptarët siç janë ato të vendburimit gjigant Patos –Marinzë, Gorrisht, Kocul, Ballsh, Delvinë, Cakran etj. nuk ka marrë atë që i takon, siç thuhet shkurt. Edhe në fushën e zbulimit të rezervave të reja akoma nuk është konkretizuar ndonjë fitim i kënaqshëm për ekonominë tonë të brishtë” – thotë profesori.

9 Komente

  1. k
    kacidhja

    Kemi pervojen e bakersit, ashtu do fitojme dhe me shellin ,kur thote Spiropali -- noc rrokun.Fiton vetem qeveria mafioze (individet) qe do te nenshkruajn kontraten,duke marre lemoshen qe do tu jap shelli.

    1. a
      aleks

      po tarrasi i njifte shume mire keta hajdutet e huaj, prandaj jua vuri kufirin tek thana, po ç'ti besh keta politikanet e sotem dhe veçanerisht ata te djeshmit, u mjafton ndonje kocke per veten e tyre dhe shesin gjithçka, njesoj sikur ta kishin pronen e babait.

      1. l
        lavdosh

        Kam pershtypjen se i nderuari Prof.Dr. nuk e ka idene se si funksionon kerkimi i naftes. Ne kerkimet e naftes, kompania qe bene kerkimet fut/perdor/rezikon kapitalin e vet dhe ne rast se nuk gjen nafte apo kur nuk zhvillon rezervoarin, nuk merr asnje shperblim nga shteti. Investimet e bera ikin per lesh, vendi prites ne kete rast Shqiperia eshte perfitues i te dhenave dhe njohurive te grumbulluara gjate fazes se kerkimit. Me vone, nqs nje kompani tjeter kerkon te beje punime, ata perdorin dhe blejne te dhenat e meparshme. Keshtu ka ndodhur me kerkimet perpara 90s, keshtu ndoshi me shpenzimet e OXY dhe keshtu mund te ndodhi edhe me Shellin, ne rast se nuk kalojne ne fazen e zhvillimit e shfrytezimit te rezervoirit. Ato idete e shtetezimeve jane te kota dhe behen ose nga njerez qe jetojne akoma ne boten e cudirave (komuniste) ose qe harrojne qe qeverite nuk mund dhe nuk duhet te futen ne aktivitete me rrezik te larte si kerkimi dhe cpimi per nafte. Sa per dijeni, Shell-i gjer me tani ka investuar me shume se nje miliarde dollar ne Shpirag dhe per ta vene ne pune do te duhen edhe nja 5 miliarda te tjera. (sa buzheti i nje viti i Shqiperise) Ketu nuk duhet harruar edhe eksperienca dhe technologjite qe kompani si Shelli e kane dhe e kane fituar me aktivitet neper bote ne 100 vitet e fundit

        1. B
          Bureto

          Shteti në kushtet e kapitalizmit, ku më së shumti ka rol regullator e monitorues, do bënte mirë që specialistët, të çdo fushe qofshin dhe për çdo investim të huaj gjithashtu, t'u merrte mendim duke i ballafaquar ata në tryeza ekspertësh, psh. në këtë rast të prof. Shehut apo të komentuesit @Lavdosh, që besoj se është nga rradhët e tyre. Fakti që këta të dy kanë këndvështrime të ndryshme, ballafaqimi do nxirrte konkluzionin e saktë për veprime të më pastajme. Nuk e kam fjalën vetëm për Shqiragun (Shellin), sepse ai është në punën e tij konform kontratës me shtetin shqiptar, por në përgjithësi. Psh. për mua gjykimi i @Lavdoshit më duket më racional. Të tjerë mund të kenë të tjera, ndaj dhe duhet konsulta me ekspertët, p.r t'i rrafshuar ato. Me shkrime në media asgjë nuk zgjidhet.

          1. E
            E verteta dhemb!

            “1 miliard te shpemzuara deri tani” - ne Shqiperi? Apo jashte Shqiperise? Nese jane shoenzuar ne Shqiperi si eshte e mundur qe nuk jane pjese e shumes se deklaruar per investimin e huaj ne Shqiperi? Do jene edhe 5 miliarde te tjera? A e mban mend sa ishte investimi i TAP-it dhe efekti gjigand ne ekonomine Shqiptare? Me keto shifra qe thua ti del qe investimi i huaj ne Shqiperi eshte masiv. Ka dicka qe nuk shkon. Keto shifra ose jane te pa verifikuara dhe produkt mediatik e peopagandash jo profesionale. Ose nese jane zyrtarisht numra te deklaruar nga Shell; atehere duhet audit prej nje nga 4 firmave me te medha te auditimit ne bote qe kane ekspertize. Ne rast se jane nunra lloqesh e muhabetesh te njerezve te paafte ky eshte rasti me i mire. Por nese Shell ka keto numra duhet pare kontrata sepse ne nuk e dime cfare tip kontrate ka lidhur shteti edhe rani qe flasim. Nese Shioeria mbledh te ardhura vetem nese Shell del me fitim atehere Shelli do thote kam shoenzuar 20 miliarde. Kontrata me e drejte eshte kur shteti vendos perqindje ne fuci. Per shembull: Ti o Shell per cdo fuci do me japesh x sasi (psh 20%) Nese nuk ta leverdis mirupafshim. Jo te bejne kontrate si me Bankers ku ai merrte naften dhe i thote Shqiperise ska gje per ty se harxhova shume leke qe e nxorra. Kontrata e koncensionit duhet bere publike se aty fle lepuri. Rama dhe Balluku thone do japi kaq milione e aq milione ne vitine pare - JO! Keshtu flasin njerezit ne kafe. Profesionistet thone: bazuar ne kontraten tip …. Detyrimi i kompanise nxjeresse eshte per cdo fuci te nxjerre ne siperfaqe kaq apo aq. Dhe shqiperia ka nje mates ne cdo pus dhe do pjesen nga cdo pike qe del. Nese Shelli del me humbje apo pa fitim ose te permiresoje rendimentin ose ta lere. Kontrata akoma nuk eshte publike e kjo eshte shenje e keqe.

          2. V
            Vranakonti

            Mendimi i Zotit Fatmir Shehu,nje nga specialistet me te mire te naftes,se nafta duhet shtetezuar eshte i drejte. Eshte mire qe ta mare ne dore shteti shqipetar sfrytezimin e naftes,pai te huajet e marin naften per veten e tyre dhe qeverise shqipetare i japin therrimet. Ata marin fuçite plot me nafte,kurse qeverise ton i japin fundin e kazanit.Prandaj eshte e domosdoshme shfrytezimi naftes nga qeveria shqipetare.

            1. S
              Sekretari i partise se nderrmarjes

              Jo vranakonti, por Vrana- Kombi! Me duhet ta korruptosh shtetin dhe se dyti, ndermarrja shteterore eshte si mall pa zot, si nga drejtimi dhe vjedhja.

            2. I
              Intelektuali

              Lavdosh, ne respekt ndaj Prof. Dr. Ing. Fatmir Shehut, duhet te pranoni gabimin - per ofendimin ndaj tij, ne mos te pakten - inkoherencen e vleresimit qe beni ndaj profesorit te nderuar, duke u shprehur per te - duke e cilesuar se "...nuk e ka idene". Ju qe flisni, e keni idene? Cfare ideje keni...? Apo jeni nga ata qe mohojne aftesite, kapacitetet shkencore shqipetare dhe arritjet e tyre, duke i dhene rendesi vetem firmave te huaja...., mjafton qe eshte e huaj....? Edhe se dihet - qe te huajt vjedhin djersen dhe pasurine e popujve ku ato shkojne, edhe te shqipetareve, pasurine intelektuale dhe materiale shqipetare, se ato qe kane ardhur ne Shqiperi - po vjedhin dhe se ato qe po vijne - vijne per te vjedhur, se ato te huaj qe jane dhe ata qe vijne, sipas teje - vijne vetem per te "rrezikuar investimet", vijne per ti "qare hallin" - aq sa "me miljona ton nafte ne dite" nuk arrijne fitimet dhe ne nuk na japin as TVSH-ne ? Mos vuan nga "kompleksiteti i inferioritetit, apo i mediokritetit ..."?Apo, mos je nga ata si "gjithe analistologet" qe japin mendime si "specialiste per gjithcka...", apo qe beson, pranon apo te intereson te shkelesh cdo gje shqipetare, si para 1990-s edhe para 2011-s, edhe pas 2011-s, dhe deri sot pas 33 vjetesh me etiketime te "botes se cudirave..., apo komuniste..."? Te mohosh mundin dhe djersen e personaliteteve shkencore shqiptare, te pranosh te falesh pasurite e vendit tend, te hapesh deren vjedhesave te huaj, per me teper te qash hallin e tyre, te ulesh dhe injorosh punen e shqipetareve dhe interesin e popullit shqiptare, te reklamosh dhe te besh mbrojtjen e tyre - eshte nje mashtrim dhe nje dem i madh qe i behet popullit deri me pasoja "anti kombetare" . Minimumi, nese kete me keqardhje dhe me poshterim, jemi lodhur duke e pare dhe degjuar, te pakten - "lerini dhe respektoni zerin e plejadave te shkencetareve, mesoni nga ata qe dine, degjoni ata qe i kane kushtuar jeten ceshtjeve strategjike te ekonomise kombetare, te studimit, kerkimit, zbulimit dhe shfrytezimit te naftes ..." dhe kjo jo vetem ne industrine e naftes, fatkeqesisht ne cdo dege dhe fushe te zhdukur te prodhimetarive kombetare..., por kjo nje eshte teme pa fund qe "nuk e qajme dot vetem me nje Oooiii..." Ata qe menduan, qe mendojne, qe kishin ne dore, qe kane ne dore dhe qe veprojne si ti jeni e keqja e kombit !!!!!

              1. r
                rrofte lexhenda

                Intetektual ! Faleminderit per komendin !

                Lini një Përgjigje