A besojnë shqiptarët se nafta në Shpirag do të ndikojë në ekonominë e vendit?

11 Shtator 2023, 18:09Ekonomia TEMA
A besojnë shqiptarët se nafta në Shpirag do të ndikojë

Zbulimi prej gati një dekade e naftës në Shpirag arriti kulmin kur Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe zv/Kryeministrja Belinda Balluku dolën në një konferencë shtypi për të komunikuar që deri më tani rezultatet janë të mira dhe maksimumi në muajin janar 2024 pritet përgjigja përfundimtare nëse Shell do të vendosë të vazhdojë aktivitetin në Shqipëri.

Kompania Shell që po bën kërkime për naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në Berat, në tetor do të bëjë testin e fundit për të parë sasinë e këtyre burimeve natyrore. Krerët e qeverisë bënë të ditur se shteti do të marrë 10% të rentës minerare nga kompania Shell dhe tatim-fitimin në masën 50%, që tashmë është dakordësuar. Po kështu është edhe bonusi i prodhimit për fuçitë e naftës, si dhe të tjera përfitime.

Por cilat do të jenë përfitimet ekonomike të vendit tonë nga zbulimi i naftës në Shpirag?

Siç tha kryeministri Rama: “Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare”

Top Channel zhvilloi një sondazh duke ja u drejtuar pyetjen edhe qytetarëve.

46.36% e qytetarëve janë skeptikë nëse nafta e zbuluar në Shpirag do të ketë ndikim në ekonominë e vendit, krahasuar me 41,67 % që besojnë vërtete se ky burim natyror do të sjellë një hov zhvillimi për vendin. Ndërkohë 11.96 % e shpresojnë një gjë të tillë.

Elementi më i rëndësishëm i këtij zbulimi që sipas kryeministrit ka cilësinë e naftës që nxirret në Arabinë Sauditë është krijimi i fondit sovran që mendohet se do t’i tejkalojë 500 milionë eurot në vit.

Një pjesë e të ardhurave të këtij fondi parashikohet të shkojnë për rritjen e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për ta rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Zbulimi i nje vendburimi te naftes ne SHPIIRAG ESHTE FAT I MADH PER EKONOMINE E SHQIPERISE. Por shteti shqipetar, nuk ka aq aftesi sa t'a menaxhoi aq mire qe te kete populli shqipetar fitimin qe i takon. Firmat e medha te huaja,jane te regjura apo te rrahura me vaj e me uthull,pasi kane vite e vite te tera qe meren me shfrytezimin e vendburimeve te medha ne bote. Jane kthyer shtete te fuqishme. Kurse shqiperia si vend i vogel,eshte inferior per ata,dhe kane si nje kafshate buke ne goje. Qeveria jone si pa eksperience qe eshte,ata e kane te lehte qe me dredhira e djallezira,t'ja marin naften shqiperise dhe t'i japin "kockat" qe do lene ata. Pra pjesa me e madhe e naftes do shkoi per kompanit e huaja dhe per shqiperine do ngelen therrimet. Role te madh ka zgjuaresia politike dhe ekonomike e qeverise shqipetare,e eksperteve te saj qe, vendburimi i Shpiragut te te shfrytezohet me shume per interesin e shqiperise dhe jo per te huajet.

    1. k
      kacidhja

      Vazhdoni e mashtrojeni kete popull fukara,duke e mbajtur me shpresa(endrra) te kota.Ne shtator sikur do indeksonit pensionet me inflacionin i cili e ka kaluar 20 perqindeshin,por pasi i moret pensionistve(dele) voten per zgjedhjet vendore tani kaluat te lemosha e turpshme prej 7000 lekesh.Para zgjedhjeve mashtruesi tha se ne tetor eshte testi final i Shpiragut, tani na e shtyte per ne janar, por nuk na thoni se ne janar te kujt viti,gje qe nuk dihet.Vazhdoni mashtrimet derisa ju ecen ky variant i ndyre,vazhdoni se populli ka ate qeveri qe meriton

      1. A
        Aqif Yzeiri

        Sa fiton Shqiperia nga nafta e shpiragut mund ta lexoni ketu: Në datën 12 shtator 2023, në Gazetën PashtrikuOnline është botuar shkrimi i plot me titull: "Val d’Agri shqiptar ku qeveria vendos “kurora” me lule për të mbuluar dështimet e saj", i cili gjëndet në linkun: https://pashtriku.org/shkolla-shqipe-ne-zvicer-5/ Ndërsa në Gazetën Telegraf në 13 dhe 15 shtator/2023 janë botuar të dy pjesët e shkrimit dhe linket jepen më poshtë. Pas gjithë kësaj zhurme qeveritare-mediatike, mbi mashtrimin e vazhdueshëm që bënë qeveria Rama bashkë me beniaminët e saj popullit apo gjithë naftëtarëve mbi kërkimet në strukturën e Shpiragut, aty trajtohet se cfarë përfaqëson zbulimi në Shpirag dhe sa ngjanë ai me "vëllain" e tij, Val d'Agri në jugun e Italisë, si janë termat e kontratës dhe sa mund të fitoj Shteti Shqiptar nga kjo pasuri nëse zbulohet, etj. Krahasuar me kontratat e famëshme, por plotësisht të dështuara, në vendburimet ekzistuese të naftës dhe gazit, që në gjithë intervistatë e dhëna deri tani nga beniaminët e qeverisë, na janë prezantuar si më të mirat, të rangut Europian dhe që sipas tyre na rezulton se Shteti Shqiptar fiton shumë nga nafta, në intervistën e fundit të k/ministrit na rezultoi e kundërta ku "ne nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonëshme në dispozicion” . . . burimet e shfrytëzuara në vite kanë qënë burime modeste, të keq-përdorura, faktikisht konҫesionet e bëra në të shkuarën kanë qënë skandaloze . . . megjithatë edhe kjo pasuri është keq-shfrytëzuar . . . duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara dhe të pamundura për tu axhustuar! Nga ato pak të dhëna që arrita të kolektoj, në gjithë këto intervista të këtyre ditëve, kamë dhënë mendimet e mia rreth termave kryesore të kontratës dhe më rezulton se edhe kontrata e Shiragut nuk është më e mirë se ato të vendburimeve ekzistuese, vetëm se është e modifikuar me makiazh pak më ndryshe, më e sofistikuar dhe Shteti Shqiptar nuk fiton më shumë prej zbulimit në Shpirag, por aq sa po merr në vendburimet ekzistuese, Taksën Minerare. Prandaj krijimi i fondit sovran, që premtoi me të madhe qeveria, me këto të ardhura nga nafta e Shpiragut që do jenë vetëm ca kacidhe, do të mbetet një ëndërrë e keqe për pensionistët dhe brezat e ardhshëm në Shqiprëri. Ju uroj lexim të këndshëm, pjesa e parë dhe e dytë e shkrimit në Gazetën Telegraf gjendet në linket: https://telegraf.al/.../dr-inxh-isuf-tushe-val-dagri.../ https://telegraf.al/.../ing-isuf-tushe-fondi-sovran-i.../

        Lini një Përgjigje