Çmimet e larta si të shitjes dhe ato të qirave, e kanë bërë të leverdishëm biznesin e parkimit. Koha e kthimit të investimit nga qiraja ditore llogaritet 5 vjet. Koha e kthimit të investimit zgjat deri në 12 vjet me qira mujore.
Rreth 70-80% e blerjeve për parkim, sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, bëhen nga vetë banorët e pallateve të reja, që duan të sigurojnë një vend parkimi personal.
“Por një pjesë gjithnjë e më në rritje, sidomos në zonat elitare, përbëhet nga individë ose biznese që i blejnë për qëllime investimi, sidomos për t’i dhënë me qira. Kthimi i investimit nëpërmjet qirasë ditore llogaritet në një afat maksimal prej 5 vitesh. Me qira mujore, kthimi zgjatet në 10-12 vjet”.
Mënyra më e zakonshme është dhënia me qira mujore, sipas z. Harizi, me çmime që variojnë sipas zonës, nga 50 deri në 150 euro/muaj.
Në zona si ish-Blloku, qiratë mujore mund të arrijnë edhe në 200 euro në raste specifike (garazhe të mbuluara me akses të siguruar).
“Ndërsa qiratë ditore janë më pak të zakonshme, por përdoren pranë institucioneve, spitaleve apo zyrave (p.sh., pranë QSUT ose në Rrugën e Elbasanit), me çmime që variojnë nga 300 deri në 800 lekë/ditë, duke siguruar kthim më të shpejtë të investimit.
Nëse një vend parkimi jepet me qira ditore, me një çmim mesatar prej 500 lekësh në ditë dhe është i zënë rreth 20 ditë në muaj, mund të gjenerojë deri në 120,000 lekë të ardhura në vit”, thotë z. Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve.
Bashkia e Tiranës pritet të arkëtojë 6,6 milionë euro në 2025 nga tarifa e parkimit
Për vitin 2025, të ardhurat e pritshme për arkëtimin e tarifës së parkimit do të jenë 647 milionë lekë, 6,6 milionë euro, apo rreth 4% më shumë se plani i 2024-s.
Parashikimet për arkëtimin e tarifës në vitet 2025-2027 janë paraqitur në Programin Buxhetor Afatmesëm.
Edhe në dy vitet në vijim, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës nga arkëtimi i tarifës së parkimit parashikohen të rriten mesatarisht me 4% nga shtimi i kontratave të reja dhe atyre ekzistuese, në përkatësisht në 665,7 milionë lekë në vitin 2026 dhe 698,9 milionë lekë në vitin 2027.
Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga “Tirana Parking” për vitet 2025-2027 për parkimin në rrugë është bërë duke marrë parasysh kapacitetin e rrugëve me tarifim, të cilat nga numërimi faktik në terren rezultojnë të jenë 2,305 vende parkimi me pagesë.
2305 vende parkimi në Tiranë me pagesë???? Mos ke harru një zero(0) në fund o gazetar, se 2305 vende i ke vetëm brenda unazës së vogël( dhe më shumë madje!!!) Apo shenojm pak vende që gjoja jemi efikas në mbledhjen e të ardhurave!
Zhvillimi "Socialismus Made In EDI RAMA" , ben nje RRuge te thote :Tu rrit vlera e prones.Mbjell dy peme :Tu rrit vlera e Prones.Nderton nje trotuar ....Tu rrite vlera e prones.Vendos 2 ndricues :TU rrit vlera e p...., tu rrit vlera ketu , tu rrit vlera atje , tu rrit lart e tu rrit poshte.Te plaste koka more Socialisti Yne , po cfare eshte kjo gjuhe qe i coroditi njerezit ,a thu se jane budallenj dhe nuk e kuptojn dot , por duhet tu a thuash ti, i kane cuar cmimet e apartamenteve me Lart se Ne Spanje e Portugali.Po mire more socialisti yne , po a nuk duhet qe njerezit sidomos shtresat e varfra apo ata qe s kane strehe dhe buke apo ciftet e reja qe e fillojne jeten rishtaz , te thurin enderat e nje njeriu normal te kene nje shtepi qe tu mundesojne te rrojne me dinjitit ta blejne me perpjekje te arsyeshme dhe jo me kalvar psikofizik,te krijojne nje vater ku te rrisin femijet e ku keta te fundit te luajne nder sheshe e parqe te nderojne enderat e moshes feminore pa patur frike se Babai do tu jape ultimatum ndonje dite e tu thote ....Cohuni o burra se do ta lejme shtepine me qera ditore dhe do te shkojme gjetiu.Me placka kurrizit nga nje qoshe tek tjetra nga nje lagje tek tjetra si Ilegalet ne Kohen e gjermanit , thjesht sepse Socializmi i rames ua mesoi qe ne kapitalizem cdo gje eshte mall qe shitet edhe Streha qe ke mbi koke asgje s ka vlere pervec kartmonedhes.Nderkohe ne te njejtin vend Industria ka ik per lesh e bujqesia po ashtu , ka vec tulla, llac e llac e tulla , dhe pallate te vendosura kuturu e gjithandej qe kane te stampuar mbi tulla dhe llac shprehjen legjendare ....TU RRIT VLERA E PRONES