Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Na “braktisën” Kosova, Italia dhe Spanja

18 Nëntor 2024, 21:10Ekonomia TEMA
Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Na “braktisën” Kosova,

Eksportet kanë thelluar sërish rënien në muajin Tetor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Vlera e tyre në këtë muaj arriti në 31 mld lekë, duke rënë me 15.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por me një rritje prej 0.9%, në krahasim me Shtatorin e po të njëjtit vit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe importet kanë reflektuar rënie në vlerë. Ato arritën vlerën 77 mld lekë, duke rënë me 1.5%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8.3%, në krahasim me Shtatorin e vitit 2024. Ajo që bie në sy është rritja e deficit tregtar si në terma vjetorë me 10.6%, ashtu edhe në terma mujorë me 13.9%.

Në një hark prej dhjetë muajsh të dhënat tregojnë se eksportet e mallrave arritën vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me 14.3%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 mld lekë, duke u rritur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.

Nëse analizojmë ndikimin e grupeve në drejtim të ekporteve nuk përballemi me surpriza as për muajin Tetor të këtij viti. Janë po materialet e ndërtimit dhe tekstilet dy grupet me ndikimin më të madh në rënien e eksporteve. Rënia e euros përkundrejt Lekut në vendin tonë po tkurr nga muaji në muaj ekportet shqiptare duke i bërë ndër të humburit kryesor nga kjo situatë.

Gjatë muajit Tetor të vitit 2024, nëse do të flisnim për importet, në rënien e tyre negativisht kanë ndikuar grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3.3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje.

Por me cilat vende ranë më shumë ekportet?

Në muajin Tetor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetorin e vitit 2023 janë Kosova (24.0%), Italia (13.6%) dhe Spanja (4.7%). Ndërkohë vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, ishin Greqia (12.3%) dhe Gjermania (11.4%)

6 Komente

  1. B
    Boka

    Po Serbin ku e harruat?Open Balkan eshte nje ,serpska makedonska siptsrska

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hakiu

      Pse beni keso propagande kunder Kosoves o te mjere,athu sa paguheni ne perqarjen brenda Shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maks

        Pse mos te bjen elsportet ne shqiperi Cmimet e mallrave shqiptare jan me te larta se ne itali Bujqerit tan duan te pasurohen brenda 1 viti Mallrat kan probleme cilesie cfar dum ne kur fajin e kemi vete Dhe pergjesin ja vem te tjeteve

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Ndikimi i Greqise ne Albanistanin e Cilerit dhe Erdoganit do ishte ne interes te popullit ish Epirote por nashtine "myslimane apo katolike" Skiptare. Do ishte ne interes dhe te qindra mijera ish Emigrante (sot qytetare Greke me te drejta "te plota") per bashkepunim dhe pse jo Bashkim. Turqia na ndau. Me vone Italua fashiste. Sot dihet kysh na komandojne. Avash avash peshqit e medhenj do na bejne skllever ne vendet tona te Shenjta. Qe nga Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos deriiiiii ne Kroaci. Mos te permendim edhe Magna Grecian per te cilen luftuan epirotet me ne krye Pirron e Epirit. Kjo eshte e Verteta vellezer. Anija e vogel qe quhet Albanustane me mijera Xhamija,Medrese,Skolio turke,Kisha Orthodhokse te ndertuara mbi Tempujt Greke kudo eshte fatkeqesi per Kombin Greko-Ilyre te Dhardhanos kjo figure e Mithollogjise Greko-Ilyre me Simbolin e Tij historike.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Mire, po shkruhe edhe nje here ne shqip, ju lutem.Faleminderit!...ose perkthehe ne shqip, ndryshe.====== Cudi, keq punet me byrazert e Kosoves, po mire me greqirat, lol

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maks

              Ik ti re koqe kandari

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje