Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë dhe grantit për financimin e ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit.
Në fjalën e mbajtur, Gonzato tha se me ndërtimin e këtij parku, do të rritet kapaciteti i energjisë në 50 megawat. Ambasadori i BE-së deklaroi se BE-ja ka angazhuar 477 milionë euro për Shqipërinë.
Gjithashtu Gonzato tha se BE do të nisë një program të ri për eficiencën energjetike, që përmban 50 milionë euro nga fondet e IPA-s. Ky program i është besuar qeverisë shqiptare, tha ambasadori.
“Me mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë, do të rrisë kapacitetin në 50 megawat. BE është e gëzuar të kontribuojë me një grant prej 9.5 milionë eurosh. Është një investim strategjik. BE mbështet Shqipërinë në politikat e saj të strategjive. BE ka angazhuar 477 milionë euro për Shqipërinë. Përpjekjet e mëtejshme urgjente për të harmonizuar paketën e energjisë elektrike.
BE do të nisë një program të ri për eficiencën energjetike, që përmban 50 mln euro kontribut, nga fondet e IPA-s. BE ia ka besuar këtë program qeverisë shqiptare”, tha Gonzato.
Por mos nuk eshte dakort Sali kerma?! Ec perpara Edi Rama se ke popullin me vete.