Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të furrave të bukës lidhur me rritjen e çmimit të prodhimit dhe tregtimit të bukës. Ky veprim vjen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë që përcaktonte ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash, apo kanë bar kafe.
Prej datës 1 nëntor, inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të monitorojnë në terren furrat e bukës për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Ky ligj ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
Në njoftimin e publikuar, Autoriteti i Konkurrencës thekson se shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.
Me sistemin e ri të tarifimit të energisë për furrat, të vetmet që nuk u preken nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike ishin furrat e bukës, që nuk kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi vijon të jetë 7.6 lekë/kwh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi i aplikuar është 9.5 lekë/kwh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi i energjisë elektrike është 12 lekë/kwh.
Monitorimi duhet te filloje qe nga fabrikat e miellit.Blihet gruri me 35 leke per kg,bluhet dhe shitet si hime me 100 leke dhe si miell me 80 deri 130 leke ne supermarkete.Fitime llahtar ne kurriz te konsumatorit. Ah po kjo kontrollohet nga ai bordi i hajduteve.
Kontrollet duhet te behen sistematikisht dhe metode pune ne vazhdimesi , jo me fushata . Duhen ushtruar kontrolle te rregullta per te gjitha artikujt ushqimore , per korrektesine ne peshe , ne cilesi dhe leshimin e fatures per bleresin , se eshte lene ne harrese fare . Administrata shteterore ben sikur punon kur ngrihen probleme ne mediat , por nuk kalon as nje jave dhe problemi "harrohet" dhe nuk ndyshon asgje ! Administrata jone duhet ta dije mire qe ky eshte nmje prtoblem mjaft i ndjeshem dhe i perditshem per qytetaret . Eshte qytetari konsumator ai qe e paguan ate nga buxheti i shtetit .
Me pare duhet te kontrollohen fabrikat e miellit se sa e marrin grurin dhe sa e shesin miellin. Sepse ne letra e shesin me çmim te lire per te shmangur taksat, dhe tregtareve ja e shesin me shtrenjte me tjeter cmim, duke bere evazion fiskal dhe vjedhur qytetaret duke detyruar bizneset e bukes qe te perfshijne ato cmime ne ngritje te kostos dhe cmimit te prodhimit. Ky fenomen ka mbi 15-20 vite qe monopolet e tregtimit te miellit e bejne pa u hyre gjemb ne kembe. Ku fermerit shqiptar duan t'ja e marrin me lire grurin nga sa ata piranja e blejne nga vendet e huaja si Russia, Ukraine dhe Serbia grure per ushqim kafshesh me kualitet te pakontrolluar dhe jashte standarteve. Ky eshte nje skandal dhe biznes i felliqur per te falimentuar prodhimin vendas, infektuar dhe rrjepur shqiptaret. Ketu duhet nderhyhet ne emergence.