Qeveria, përmes një grupi ndërinstitucional të drejtuar nga Ministria e Financave, ka finalizuar projektligjin e ri “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Ky dokument shënon një ndërhyrje strukturore në kuadrin ekzistues normativ, me synim harmonizimin e plotë me paketën më të fundit legjislative të Bashkimit Evropian dhe përditësimin me standardet e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).
Përafrimi me standardet evropiane dhe Kapitulli 4
Nisma ligjore adresohet specifikisht ndaj detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”. Projektligji transferon plotësisht Direktivën e 6-të të BE-së (2024/1640) dhe rregulloret përkatëse evropiane për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke reflektuar njëkohësisht gjetjet dhe rekomandimet thelbësore të raporteve të MONEYVAL.
Rregullimi i tregut të kriptoaseteve
Për herë të parë, legjislacioni vendas integron rregulla strikte për asetet virtuale. Projektligji zbaton “Rregullin e Udhëtimit” (Travel Rule) për ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve (CASP). Sipas kësaj dispozite, çdo transfertë e kriptoaseteve duhet të shoqërohet me informacion të plotë, të verifikuar dhe të pandryshueshëm mbi identitetin e dërguesit dhe të përfituesit. Ky detyrim synon eliminimin e anonimitetit në transaksionet virtuale, duke i nënshtruar ato ndaj të njëjtave standarde gjurmueshmërie si transfertat tradicionale bankare.
Kontrolli i parasë fizike dhe kufizimi i transaksioneve
Një shtyllë qendrore e projektligjit është forcimi i kontrollit mbi lëvizjen e parasë fizike (cash) dhe instrumenteve të ngjashme, përfshirë metalet e çmuara dhe kartat e parapaguara.
Në pikat kufitare dhe ndërkufitare sanksionohet detyrimi i deklarimit për çdo shumë të barabartë ose më të madhe se 10,000 euro në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Autoritetet doganore fitojnë kompetencën për të bllokuar përkohësisht fondet, edhe nën këtë prag, nëse ekzistojnë indicie të bazuara për lidhje me veprimtari kriminale.
Lidhur me transaksionet e brendshme, vendoset një kufi maksimal prej 10,000 eurosh për pagesat me para në dorë në transaksionet tregtare brenda vendit.
Ndalohet kategorikisht mbajtja e llogarive anonime dhe përdorimin e aksioneve të prurësit, duke kërkuar konvertimin e detyrueshëm të tyre brenda afateve të përcaktuara.
Fuqizimi i Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF)
Korniza e re zgjeron ndjeshëm kompetencat operacionale të AIF-së. Agjencia pajiset me tagrin ligjor për të pezulluar përkohësisht transaksionet e dyshimta, për të urdhëruar masa monitorimi të thelluara ndaj subjekteve të detyruara dhe për të lëshuar njoftime paralajmëruese mbi tipologjitë e reja të pastrimit të parave apo profileve me rrezik të lartë.
Transparenca dhe raportimi për mallrat e luksit
Për të rritur transparencën e strukturave pronësore, subjektet e detyruara ngarkohen të verifikojnë Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe të raportojnë zyrtarisht pranë autoriteteve çdo mospërputhje të konstatuar brenda një afati 14-ditor. Për më tepër, ligji vendos detyrime të reja raportimi të bazuara në pragje vlere për blerjet e mallrave të luksit:
Mjete motorike mbi vlerën 250,000 euro.
Mjete lundruese dhe fluturuese mbi vlerën 7,500,000 euro.
Sanksione administrative dhe mbikëqyrja
Për të garantuar efektivitetin e zbatimit, kuadri i ri parashikon një regjim të ashpër sanksionues administrativ, në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Për shkelje të rënda nga institucionet financiare, gjobat administrative mund të arrijnë deri në 10% të qarkullimit total vjetor. Autoritetet mbikëqyrëse autorizohen gjithashtu të aplikojnë masa korrigjuese shtesë, të tilla si pezullimi i drejtuesve, kufizimi i veprimtarisë operacionale, apo revokimi i plotë i licencave për subjektet që shfaqin mosrespektim të përsëritur të detyrimeve ligjore. /RTSH
Hipokrite, te korruptuar dhe te degjeneruar aktrojne si shenjtore. Po lereni popullin te levizi parate. Nuk ndertohet Shqiperia me rroga kamarieresh. Lehtesojani cunave te fusin parane ne Shqiperi. Ajo eshte e vetmja menyre qe te zhvillohet Shqiperia. Lerini moralizmat. Pa ndihmen e cunave Shqiperia nuk behet.
Po??? Po per ata çuna e tjere qe nuk duan me te drejte te fitojne para pa djerse e ne menyre kriminale, si do ja bejme? E blejne dot nje shtepi ne Shqiperi? me ato çmime qe ka çuar leku i atyre çunave te shkathet?? Apo ato bisneset e vogla qe mbajne gjalle ate pak ekonomike qe kemi, si do ja bejme ??? Sepse me 4 mld euro ne qarkullim jashte sistemit, kemi kete vlere fallco te lekut sot qe po i con ne falimenfim shume nga ato bisnese ne Shqiperi. Paraja e dhjere, u çon pasuri disave, por shkaterron reston!!
Po asgje nuk paska ndryshuar. Keshtu kane qene detyrimi per deklarim ne se kevis me me shume se 10.000€, por edhe ne se kontrolloheah dhe ke edhe me pak se kaq duhet te deklarosh burimin… sa oer mjetet e lluksit, jo aq por shume me pak duhej te deklarohej burimi dhe menyra e blerjes….
Kuptohet , parat mund te qarkullojne vetem me valixhe dipllomatike .
Sikur te pastroni në fillim rrugët se na mbuti pluhuri she plehrat
Lini këto pallavra.Gjithë metropolet e botës janëë ndërtu mbi mbi këto ‘pastrime parash ‘duke filluar nga Londra ,Zürich,Hong Kong,Singapor…Kujt i pengon zhvillimi dhe ndërtimi i Tiranës,nëse ajo është në harmoni me plane moderne të arqitekturës?Shqipëria duhet të vendos rregulla ndërtimi të zbatueshme dhe jo ndslesa.
Tani u kujtuan keta ta bejne. Pasi u denden ne para menduan te bejne nje ligj per te kontrolluar parane e piste.
Po tani u ndanë shtresat ekonomike të vendit, politikanët mafiozë, banda e tyre, media që i shkojnë pas dhe oligarkët elitë rënuese e këtij kombi, grabitqarë të qytetarëve, pjesa tjetër shtresa e mesme drejt rënies ekonomike, e vogël në numër dhe më pas të munduarit e ndershëm, punëtorë dhe pensionistë drejt varfërisë të theksuar ekonomike. Deri dje ligjet i bëmë si deshëm dhe i zbatuam sipas interesave tona, tani do të bëjmë ligjet dhe loja mbaroi, ne jemi në rregull me breza, ndërsa ju sipas kokës jua vumë festën, mos u largoni se na duheni o skllevër në kohë demokratike.
Te bllokohen parate edhe per shuma nen 10.000-euro kur ka "dyshime te arsyeshme"?Keto fjale i japin te drejte paligjsmerise.Edhe ne banka kur depoziton shuma te vogla te pyesin nga i ke keto para.Pse?Natyrisht keto ligje nuk jane per pusht etaret por per ata qe kane bere pune te zeze dhe jo ata qe merren me kondrabande,droge e pislleqe te tjera.Ata i kane rruget e hapura nga shteti.
Drogaxhijtë , te korruptuarit, hajdutët , kriminelet kerkojne qe paratë e gjakosura te krimit te mbeten me liri te plote duke rrënuar ate pak ekonomi te ndershme dhe paster. Preferoj pallatet e vjetra me njerëz të ndershëm brenda, sesa gradaçelat lluksoze me kriminelë brenda. Krimi eshte shkatrrim dhe nuk sjell lumturi.
Shtet i degjeneruar, diktatura vazhdon!
Nuk e pengon ligjinpastrimin e parave, por bullneti politik! Nese vete politika perfiton nga pastrimi i parave asnje ligj nukbi ben derman. Pastaj…ku pyet naltmadhnia per ligje! Ai nuk pyet per Kushtetuten!!!