“Ukrainasit, polakët dhe çekët të interesuar për blerje pronash”, eksperti: Ja cilat janë zonat elitare në kryeqytet

11 Prill 2026, 13:20Ekonomia TEMA
“Ukrainasit, polakët dhe çekët të interesuar

Ervin Demirxhiu, rivlerësues i pasurive të paluajtshme, thekson se zonat elitare në kryeqytet si TEG, Liqeni i Thatë dhe Farka kanë marrë vëmendjen më të madhe për rritjen e çmimeve.

Sipas tij, rritja ka qenë e moderuar dhe nuk është ndikuar ndjeshëm nga kreditimi bankar, ndërsa zhvlerësimi i euros ka sjellë kalimin e tregut nga euro në lekë. Ai shton se interesi i të huajve, veçanërisht nga Polonia, Çekia dhe Ukraina, mbetet i lartë për shkak të çmimeve konkurruese në rajon.

“Në kryeqytet kemi disa zona që janë elitare, disa me ndërtime të ulëta 2-3 kate; zona rreth TEG, Liqeni i Thatë, i Farkës janë zona elitare. Çdo zonë ka pasur rritje, por këto kanë marrë pjesën më të madhe të vëmendjes. Nuk mendoj se ka ndikuar kreditimi i pronave nga Banka e Shqipërisë, ka qenë një situatë normale. Çmimet janë më të moderuara në rritje, edhe euro është ulur dhe ky është një perceptim që janë shumë. Zhvlerësimi i kursit e ka bërë që të kthehet vlerësimi i pronës në lekë. Të gjithë ndërtuesit tregtonin në euro, ndërsa tani ka kaluar në lekë.

Vendin e parë e zënë polakët, çekët, ukrainasit që blejnë prona në vendin tonë, por të gjithë kanë interes sepse edhe çmimet janë të favorshme sa i takon rajonit.”

5 Komente

  1. s
    sapa

    Te shkretet nuk e dine se keto prona se pari nuk jane te sigurta dhe mund tju shiten disa pronareve menjehere!Nuk e njohin akoma shqiperine megjithese ka informacjone qe ky vend NUK KA SHTET!Kjo qe ndodh ne shqiperi nuk ndodh ne asnje nga keto vende dhe eshte e paimagjinueshme per ta dhe per shume te huaj te tjere!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sepse ata të shkretët nuk e dinë ku po shkojnë dhe çfarë i pret.Më mirë lufta se të merresh me shtetin e degjeneruar,hajdut ,të korruptuar dhe degraduar shqiptar.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Treni

      Po ne shyqyr që punuam për këtë ditë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari i pari

        Ata janëbaq shumë sa shqiptarët do jenë minorancë pas 10 vitesh. Deri ku është kufiri ?

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zooootttt, cfare tjeter do te na shohen site....

          Te mjeret ukraneze,polake,ceke etj...... po paguajne lesht e kokes qe te lene lesht e bithes per te jetuar se bashku me sorrollopin e Demirrxhiut..... allah uakbar!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje