Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte, më 10 prill, ku u miratuan një sërë projektligjesh me rëndësi për ekonominë dhe politikat fiskale të vendit.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për mediat për të bërë publike vendimet e marra., ajo tha se, një nga aktet kryesore të propozuara nga Ministria e Financave ishte projektligji për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon ndryshime të rëndësishme me synim vendosjen e një drejtësie sociale dhe përfshirjen e diasporës shqiptare, por edhe të huajve që jetojnë në Shqipëri.
“Projektligji parashikon që të gjithë ata rezidentë tatimorë në Shqipëri, të cilët gjenerojnë të ardhura në vende të tjera të botës dhe ato të ardhura janë të tatuara atje, nuk do të tatohen në vendin tonë. Pra, janë të përjashtuar nga tatimi në Shqipëri,” tha ministrja Ibrahimaj.
Ajo shtoi se kjo nismë është në linjë me politikat e qeverisë për tërheqjen e pensionistëve që kanë dalë në pension jashtë vendit dhe zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke krijuar atë që quhet “ekonomia e argjendtë”.
Një tjetër element i rëndësishëm i projektligjit është përjashtimi tatimor për personat e verbër. “Ne kemi bërë një rregullim ligjor që parashikon që për të gjithë ata persona të verbër do të kemi një përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale që legjislacioni ynë ka,” deklaroi Ibrahimaj.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për situatën e çmimeve pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, me ministren që theksoi se qeveria po monitoron me kujdes ndikimet e krizës në tregjet vendase.
Njoftime me tellall. Sidomos kompleksitetet e legjislacionit tatimor sqarohen shume mire me tellall. Te shkretet specialiste qe duhet t’i shpjegojne kesaj qe me shumicen e vendeve kemi marreveshje per eliminimin e tatimit te dyfishte.
ik moj gerdalle injorante e rilindjes mesove te flasesh dhe ti gagace