Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën.
Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale.
“Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Në Dubai, pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, 30 deri në 70% e pronave kanë humbur vlerë” – thotë Çumani. Ai thekson se Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj konflikteve apo luftërave, dhe për këtë arsye, shumë investitorë të huaj që dikur investonin në Dubai po marrin në konsideratë Rivierën shqiptare si destinacion të ri për investimet e tyre.
“Tashmë po shfaqet faza fillestare e interesimit, ku disa shoqëri që blinin prona në Dubai po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në vila dhe apartamente në Shqipëri, me qëllim kthimin e kapitalit përmes qiradhënies apo rritjes së vlerës së pronave. Ky trend pritet të rrisë kërkesën dhe të ndikojë gradualisht në çmimet e pronave në zonat premium bregdetare të vendit.
Si u godit Dubai nga lufta në Lindjen e Mesme
Dubai u bë shumë tërheqës për pasuritë e paluajtshme vitet e fundit sepse u perceptua si një strehë e sigurt për kapitalin ndërkombëtar, me taksa shumë të ulëta, lehtësi për të bërë biznes dhe një treg që ofronte kthime të larta nga qiratë dhe rritja e vlerës së pronës.
Reuters shkruante se për dekada forca e Dubait ka qenë pikërisht imazhi i tij si një vend i qëndrueshëm në një rajon me tensione, ndërsa investitorët tërhiqeshin edhe nga infrastruktura moderne dhe klima miqësore ndaj kapitalit të huaj.
Në vitet e fundit, këtë interes e kanë ushqyer edhe më tej shitjet e larta të pronave në ndërtim dhe hyrja e blerësve të huaj që kërkonin jo vetëm fitim, por edhe diversifikim gjeografik të investimeve të tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo goditje ndaj perceptimit të Dubait si “port i sigurt” ka filluar të shtyjë një pjesë të këtij kapitali drejt tregjeve alternative.
Zhvillimet më të fundit tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai po kalon një fazë më të ndërlikuar sesa një rënie lineare. Reuters raportoi në mars se sektori po jepte shenjat e para të dobësimit, me volumet e transaksioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe që ranë 37% me bazë vjetore në 12 ditët e para të muajit dhe 49% krahasuar me shkurtin, ndërsa në disa raste në treg po shfaqeshin ulje çmimesh prej 12% deri në 15% për shitje të shpejta.
Sipas të njëjtit raport, konflikti ka goditur imazhin e Dubait si një strehë e sigurt për kapitalin ndërkombëtar dhe ka shtuar rrezikun për një korrigjim më të gjerë të tregut, sidomos pasi kishte tashmë shqetësime se pas pesë vitesh rritjeje të fortë, cikli i pronave po hynte në një fazë ngadalësimi.
Pikërisht në këtë klimë pasigurie, tregje më të vogla dhe në zhvillim, si Vlora dhe Saranda, po përfitojnë vëmendje të shtuar si destinacione alternative për kapitalin që kërkon kthime të larta dhe ekspozim më të ulët ndaj tensioneve të rajonit.
ooiuu hahahahaaa. Jo me joo vertet
Na dhjene me mut ne te tjereve pastaj
Pa dashur te ofendoj njeri, por, titulli bombastik, eshte nje "budallallek". A vertet besoni qe Shqiperia eshte qendra e botes? Dhe qe Turistet dhe Investitoret ne bote, tani pasi "u rrezua" Dubai, do vijne ne Shqiperi?? Sinqerisht, me kujtohen situatat e kohes se Socializmit ku na thuhej te besonim qe ishim vendi "flamur" "shembull frymezimi" etj etj.
Kjo eshte e vertete para 10 vjetesh u interesova per kurizitet sa kushtonte nje banese ne Sarande dhe mund te bleshe nje banese te mire nga 40 deri ne 50 mije Euro, tani poshte 100 mije Euro nuk gjen.
Mire gomari qe ngordhi por ste lene as mizat
Edhe sikur te jete e vertete eshte totalisht e pavlere per shqiptaret si laj.