“Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës” - Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim çmim të ri për konsumatorët

2 Korrik 2025, 19:55Ekonomia TEMA
“Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës” -

Në një takim me fermerët, kreu i qeverisë Edi Rama tha se qeveria brenda vitit do të krijojë një proces të ri ku do të ndërhyjë në skemën e naftës.

Rama tha se do duhet të vendoset një çmim i ri për konsumatorët, teksa shtoi se për aktorët e naftës qeveria do t’ua lehtësojë jetës pasi do te jetë garantuese për import dhe eksport të saj.

“Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet subvencione dhe kërkesa nga buxheti.

Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa.

Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës.

Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda viti do jemi pjesë në import dhe shpërndarje naftë në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, se do të kenë qeverinë garant”, tha Rama.

7 Komente

  1. Z
    Zalo

    O Rame , forco rolin e shtetit ne EKONOMI se po te shkoqet vendi,KRIJO FONDIN SOVRAN SHQIPTAR dhe fillo te krijosh nendege te tij qe te jene active ne sektorin e BUJQESISE dhe te Industrise , nese nuk ka leverdi (qe e dyshoj fort sepse vendi eshte i pazhvilluar dhe i etur per zhvillim praktikisht ne cdo fushe) , athere mundet kapitale te fondit te investohen ne asete te kapitalit boteror, boll me PRIVATET kriminele, e masakruan kete popull , me cmime stratosferike , me cilesi mizerie dhe me edukate te nje ekonomie pasive ku nuk prodhohet ASGJE vetem shitet e blihet, si nje xhambazllek ne qiell te hapur ku shteti rri e veshtron se si vidhen dhe demtohen qytetaret e vet, nga e ashtuquajtura ,MBREKULLI E TREGUT TE LIRE ?!?!?!.E pra miti qe shteti nuk nderhyn duhet te vdese, per dy arsye e para sepse sepse edhe tani shteti nderhyn por ,pas pilafit duke per nje lloj rritje qesharake rrogash dhe e dyta sepse shteti nuk mund dhe nuk duhet ne asnje menyre te beje rrolin e bashkfajtorit nderkohe qe qytetaret nuk i mbron askush nga keto cmime masakruese ne treg

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      Jepi artisto, pikturisto. Puno për Çetin.... Se aty o problemi si të garantohet dhe sigurohet "importues" oligarku. Se Shqiptarët e Varfër e bëjnë naftë me 2.5 € se kështu të do ty trapi për të pasuru Çetin.

      Përgjigjjuni
      1. c
        cfar bere kto 12-vjet o maskara tani u kujtove

        mashtrues i pafytyre ,kujton se po na mashtron.hajt se te vjen shpejt radha edhe ty pusht

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Pa bujqesi nuk ka ekonomi. Edhe sektori i naftes eshte strategjik por nuk e kuptoj cdo ajo fytyre kinezi tek dy arrestimet qe u bene sot. Kinezet jane hajdutet me te medhenj ne bote prandaj jane pasuruar ne kurriz te popullit te vet dhe te tjerve. Larg tyre.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me emër

            Lesht o lesht. Këtu tallin bythën pronarët e karburantëve dhe askush nuk ndërhyn. Shkon në Kosovë, nga Prishtina në Morinë, nuk shikon asnjë karburant. Në Shqipëri, nga Tirana në Durrës, 30 km, 35 karburante. Domosdo do ta rrisin çmimin se shesin pak dhe duan fitim.... . Vazhdon të mos ket shtet dhe Çet Kastrati , shitësi më i madh, ka cilësinë mç të dobët.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turpi

              Shume mire, por popullin e varferojne administrata gjobevenese si psh krimi ekonomik ne Durres qe i ve gjoba cdo dite bisneseve te vogla ne autostrade. Shume turp!!!!

              Përgjigjjuni
              1. z
                zombia rama, islamist-komunist

                Mbas 14 vjetesh, qe oligarku ka bere kerdine me cmimin monopol te naftes, zgjohet ky mender kryeminister, qe e ka katandisur nga te gjitha anet kete vend ibreti alem.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje