‘Vepra e marrjes Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë drejt finalizimit’, Rama: Mundëson ujitjen e 9,500 hektarë tokë bujqësore

2 Korrik 2025, 13:17Ekonomia TEMA
‘Vepra e marrjes Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë drejt finalizimit’,

Vepra e marrjes së ujit në lumin Mat, përfshirë dy projekte të rëndësishme, Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, po shkon drejt përfundimit të plotë të punimeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës po përfundon, duke krijuar mundësinë për ujitjen e më shumë se 9,500 hektarëve tokë bujqësore në dy zona kyçe të vendit.

“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës

Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë.”, shkruan Rama. 

1 Komente

  1. M
    Më në fund

    Më në fund. Kjo është ndihmë për bujqësinë. Ka mbi 35 vjet që në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë rezervuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje