Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.
Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.
Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.
Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.
Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar, raporton Monitor.al.
Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.
Po për pensionet para 2026 nuk do t'i vlerësohet?
Për ne të cilët jemi në pension kur do mendosh?Krimineli Berish na hiqte nga puna i tillë është bukëprerë.Po ti vlerësona se kontributin e kemi dhënë rrespekt shteti por na jep se kemi shumë nevojë e leri parcelizimet etj por bëj shembullin gjerman rritje 4.27 për të gjith ose diçka tjetër që ja vlen..Pra mendo e kryej veprim e jo parcelizim .
D.m.th. ne qe derdhem djerse para 94 ne industrin mekanike per ndertimin e hidrocentraleve, shpimeve te puseve te naftes, bonifikimit, gjeollogji minjerave, mbrojtjes etj. Na kane len prapa liste...!
Cfar dmth : per pagat qe I perkasin periudhes midis vitit 1994 e deri ne fund-vitin 2001 , kjo baze nuk mund te kaloje tre-fishin e pages minimale ne shkalle vendi ???? Per ke eshte , se pensionistet qe dalin sot skane nevoje te perllogaritet kjo periudhe , nga 1994- 2026- ten i bie 32 vjet pune , cilet pensionist prek kjo periudhe , ata qe kane dale ne pension minimal me ligjin e vitit 1993 nga periudha e vitit 1994- ne 2001 -shin , perfitojne nga kjo skeme qe te barazohen me koleget e tyre qe kane dale pas 2015-tes dhe marin dy fishin e kesaj kategorie qe kane dale nga 94-2001 ? Psh . Nje infermjer i asaj kohe mer sot nje pension 184000 leke te vjetra pensioni baze , ndersa nje infermjer qe ka dale pas 2015- tes mer ,plus minus mbi 360000 leke po me te njejtin aresim perkates dhe vend pune , si do tja beni kesaj kategorije qe eshte e persekutuar nga kategorija tjeter me ndryshimin e sistemit plus ligjet e sali kriminelit , pse e kemi kete kusur te vuajme , kur punen e kemi bere me shume humanizem dhe ndergjegje se sa keta qe sherbejne sot ??? Ne ka drejtesi per pensionistet e kesaj kategorie te korigjohet ???