Rama i përgjigjet komentuesit: Rrogën mesatare të mësuesve do ta bëjmë 1250 euro! Do ofrojmë transport publik falas për nxënësit

4 Prill 2025, 19:10Ekonomia TEMA
Rama i përgjigjet komentuesit: Rrogën mesatare të mësuesve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, i cili i thotë kreut të qeverisë që në Shqipëri nuk ka fëmijë. Si përgjigje Rama i bëri një bilanc të punës në institucionet arsimore, ndërsa i tha se sot marrin libra falas 238 mijë nxënës.

Po ashtu, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt do të bëjnë rrogën mesatare të mësuesve 1250 euro.

Gjithashtu ai premtoi ndërtimin e një shoqërie publike të transportit të nxënësve, pasi sipas tij sot ka shumë fëmijë që duhen mbështetur me transport falas.

“Shkolla atëherë ishte mysybet dhe prindërit ishin të detyruar të blinin vetë librat për fëmijët e tyre. Sot 238 mijë nxënës i marrin libra falas, e ti thua s’ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit është dyfishuar krahasuar me kohën kur morëm detyrën, ishte 420 euro, sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të do të shkojë 1250 euro.

Ndërkohe po të them gjithashtu se deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur ne morëm detyrën s’kishte laboratorë. Kishte ca klasa me kompjutera që nuk ndizeshin e që quheshin laboratore. Sot ka laboratorë inteligjentë në 340 shkolla, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses në mësimin e teknologjisë dixhitale.

Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë", tha Rama.

4 Komente

  1. S
    Simbad

    O Rame. Mos u tremb kaq shume, he burre, qe te fillosh me genjeshtra kaq te medha. Nuk fiton BabaSqapi, or jo...Ule steken e genjeshtrave dhe mos trego panik.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kinezi

      Pse ka mesues ne Shqiperi ?

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        E ka gabim ai komentuesi:i jane femijet e indonezjanve dhe filipinesve qe do vijne ne shqiperi!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Ik ore idiot se le nam! Dikush i ka thene ketij kermes populli do te doje me shume po u pergjigje pyetjeve te popullit si Sekretari i Pare. Ti bashke me Saliun, Ilirin, Bashen dhe te gjithe ata qe kane qene ne poltike keto 30 vite duhet te zhdukeni. Habitem se si nuk e kupton qe poplli e sikon vete se cfare shteti eshte krijuar dhe kujt i sherben. Nuk ka vevoje per pergjgjet e Rames! Plazhet i grabitet, rruget i beni sikur jane per bicikleta, hapesirat publike ne qytete i keni zene. Krimi i organizuar vazhdon. Korrupsioni eshte shtuar. Nderkohe, Rama ka 20 vite ne pushtet! Cfare pergjgje do te japesh me. Poullin e ka zene halli se opozita eshte me e keqe se keta. Ky gjatoshi e di kete dhe prandaj nuk e rruan fare. Kjo e ben edhe me te ndyre dhe te poshter! Mjere ai popull. Shqiperia e pati shansin te shvillohej keto 30 vite, por korrupsioni dhe paatesia e administratet dhe vete popullit e mori me qaf. Tani ka ardhur nje epoke e re. Nuk do kete me investime te jashtme me. Prandaj Shqiperia do te ngele shume mbrapa.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje