Rekordi negativ: Banka e Shqipërisë mbyll vitin me 278 milionë euro humbje

13 Prill 2023, 17:10Ekonomia TEMA

Rekordi negativ: Banka e Shqipërisë mbyll vitin me 278 milionë

Humbjet rekord të pasqyruara në bilancin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e raportit vjetor janë shkaktuar nga kursi i këmbimit si dhe rënia në vlerën aktuale të titujve të mbajtura nga banka qendrore.

Banka e Shqipërisë mbylli vitin 2022 me humbje rekord prej 31.2 miliardë lekësh, përkundrejt humbjeve prej 1.9 miliardë lekësh të regjistruara në vitin 2021. Humbjet erdhën si pasojë e rritjes së shpejtë të interesave në tregun vendës dhe atë ndërkombëtar, gjë që ul vlerën aktuale të titujve të borxhit të mbajtura nga ky institucion financiar, si dhe nga ndryshimet në kursin e këmbimit, konkretisht, forcimit të konsiderueshëm të lekut përkundrejt euros dhe dollarit, monedhat në të cilat mbahet një pjesë e aseteve të bankës qendrore të vendit.

Bankat qendrore në të gjithë botën kanë pësuar një ecuri të ngjashme gjatë vitit të kaluar duke u prekur nga të njëjtat fenomene. Banka Qendrore Evropiane mbylli vitin e kaluar me 1.6 miliardë euro humbje dhe bankat e tjera qendrore të vendeve anëtare kanë të njëjtën ecuri. Banka Qendrore e Zvicrës humbi 143 miliardë lekë, njoftoi NCBC.

Humbjet e bankës qendrore nuk janë domethënëse për ekonominë e gjerë pasi qëllimi i ekzistencës së këtyre bankave është ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe jo nxjerrja e fitimeve. Në situata të zakonshme, bankat qendrore nxjerrin fitime, të cilat i transferojnë te buxheti i qeverisë në formën e dividentit. Gjithsesi, fakti që humbjet janë kaq të mëdha, do të thotë se dividentë të tillë në financat publike ka gjasa nuk do të derdhen për ca vite.

Banka e Shqipërisë ka një total asetesh prej 732 miliardë lekësh nga të cilat, 485 miliardë janë të investuara në tituj borxhi, përfshirë borxhe të qeverisë shqiptare. Ndërsa interesat e titujve të borxhit u rritën me shpejtësi vitin e kaluar, vlera aktuale e titujve të borxhit të mbajtura nga BSH nga blerjet e viteve të mëparshme, ra. Kjo bëri që vlera e instrumenteve të borxhit të mbajtura nga BSH të ulej me 13.5 miliardë lekë, një tendencë që vijon që nga viti i kaluar. Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë humbi nga tregtimi i titujve të borxhit 4.2 miliardë lekë.

Por humbjet më të mëdha u shënuan nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Një pjesë e aseteve të bankës qendrore mbahen në monedha të ndryshme nga leku, apo janë në formën e arit monetar. Forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja bën që vlera e aseteve të mbajtura në monedha të huaja të bjerë.

Bilanci i Bankës së Shqipërisë shënon humbje nga kursi i këmbimit në masën 14.5 miliardë lekë.

Si pasojë e humbjeve, rezervat dhe kapitali i Bankës së Shqipërisë ranë nga 30 miliardë lekë në vitin 2021, në pak më shumë se 5 miliardë lekë në vitin 2022.

Situata mund të ndryshojë financiarisht këtë vit në rast se interesat e titujve të borxhit të mbajtura nga BSH ulen dhe rrjedhimisht, vlera aktuale e këtyre titujve rritet. Gjithashtu, rritja e përgjithshme e interesave pas një dekade me interesa shumë të ulëta pritet normalisht të sjellë rritje të të ardhurave të bankës qendrore. Për shembull, gjatë vitit 2022, të ardhurat neto nga interesi u rritën me mbi tre herë, nga 1.2 miliardë lekë në 3.6 miliardë. Gjithsesi, këto të ardhura ishin asgjë në krahasim me humbjet e pësuara nga tregtimi i aktiveve financiare apo nga kursi i këmbimit.(BIRN)

11 Komente

  1. Z
    Zzz

    Per saktesi Banka e Shqypnise çdo vit ka dale me humbje ka te punesuar 700 veta me page 3000 euro dhe shpenzine me te media se komisionet ose te ardhurat fitimin e ka manupuluar çdo vit , deri sa erdhi momenti qe hapi shalet.

    Përgjigjjuni
    1. e
      eh mer Maskarenje -bande Hajdutesh

      Zzz haha e vertete . Kta e vjedhin vete Shqiperine , Jane ber nji Bande e Madhe sipas nji Sistemi Piramidal _ Politikan_Prokuror-Gjykates _ Spak_Nenpunes Bankash _etj nepunes Bashkish etj ,qe te gjithe kta Kontribojne Fuqishem per Shqiperine qe ajo te mbetet Vendi me i varfer ne Europe . ____Gjithcka tjeter qe nga Statistikat e Bolancet jane thjeshte Mashtrime per Opinion ,qe s'ka bi kurve ti besoje ,as vet kjo Bande Gjigande qe rjep Shqiptaret ne kto 32-vjet . ___Dhe ajo qe te cudit ,eshte se pikerishte ne kohe Zgjedhjesh shperthejn Halete ne Shqiperi .

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Guvernatori i leshit qëndror deklaronte se “ekonomia shqiptare është forcuar shumë” prandaj është zhvleftësuar €uro. Një bankë që këmbimin e caktojnë kambistët e rrugës, është e mbaruar. €uro zhveftesohet se vijnë nga droga në Evropë, ky loqja ja fut pordhës. Nuk çu diten se ka humbje.

        Përgjigjjuni
      2. R
        ROÇKODAN

        Shkarkoni urgjent sejkon , super I paafte

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          cfare shkarkimi mor keta jane per burg

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Me idiot se ky Sejko nuk ke ku gjen. Federal Reserve e ka cuar 4% normen e interesit, ky gomari jone e mban 3%. I paska futur edhe nja 300 milion euro humbje kete vit. Ta gezojne shqiptaret Rilindjen.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Kur mban ne pune gomere si Sejko, cfare pret? Te rroje Rilindja.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hako

              Dhe per cudi ,nese do kemi fatin qe Hakerat Iranian te na tregojne pagesat e tyre, te gjithe do te jene shperblyer me disa paga shtese per "pune te mire".

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergji

                Mos flisni kot. Ka zevendesa super te afte. 2 femra inteligjente.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Qoftja fle gjume se ata qe e zgjodhen kete duan.Hajvani dhe hajduti i rradhes ne plackitjen e nje malli pa zot.Bastarde te pangopur antishqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mjeshtri rrenes

                    Ore Mehro ke te besojme nga dy artikujt (po te sotmit) ne Tema ? Kete te humbjes se 278 meleone ...... apo ate me siper qe flet per fitimet e bankave Shqiptare qe ne ne dy muaj kapen (vodhen) 5,3 miliard ???!!!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje