Rënia e vlerës së euros dhe dollarit në tregun valutor shqiptar, ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen e borxhit publik. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se borxhi publik në fund të muajit qershor ka zbritur në 54.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 54.21% në fund të vitit të kaluar.
Në vlerë borxhi rezultoi 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në mars të po këtij viti.
Borxhi i jashtëm ka zbritur nga 6.5 miliardë euro në fund të marsit në 6.2 miliardë euro në qershor. Kurse borxhi i brendshëm është rritur nga 7.7 miliardë euro në 7.8 miliardë euro.
Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulta. Por, ndikim në reduktimin e borxhit të jashtëm ka dhënë edhe shlyerja e huave të kaluara, me eurobondin e marrë në nisje të vitit.
Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime.
Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare. Duhet të dimë se në vitin 2015 borxhi kishte arritur në 72.67 për qind Pak vende në Europë kanë një borxh publik më pak se 50 për qind. Borxhi është laku në fyt që fajdexhinjtë ndërkombëtarë u hedhin shteteve.
Narko trafikantet me ndihmen e qeverise se ripjelljes kane permbytur tregun e valutave ne vend duke bere te mundur kete situate. Jane edhe 150 mije apartamente stok te ndertuara me para te krimit qe jane te kycura.
Sa lajm i mire sa i keq o mik per xhepat e shqiptareve. Emigrantet kane humbur dhe do kthehen sa me pak . do shihni vitete e ardhshme nese vazhdon ky trend