Rritja e çmimit të naftës, Rama: Nuk do të rrimë duarkryq, do të ndërhyjmë për stabilizimin e tregut në Shqipëri

15 Mars 2026, 09:55Ekonomia TEMA
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Nuk do të rrimë

Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore për shkak të luftës së SHBA-Izrael ndaj Iranit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në nisje të podcastit “FLASIM”, duke theksuar se do të finalizohet krijimi i faktorit shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim të stabilizimit të tregut.

“Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjikes siç është Ngushtica e Hormuzit. Ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate. Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do garantojë furnizimin në treg duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama.

Ai njoftoi gjithashtu se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve.

“Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve”. 

6 Komente

  1. r
    resbat llulla

    hahahaaa po cfare do te besh o mavri

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      Llafe ne ere. Ku jane masat? Pse nuk heq taksat per karburante menjehere? Kaq duhet. Te tjerat nuk kane efekte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kopshti 41.

        Pjella me è keqe bashke me ate qe doli bashke me vicin.Neveri

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hila

          Po cfare u be me Shpiragun ?? Ku shkoi nafta atje apo e perpiu thellesia e tokes?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Karandashi

            Mos u merr me masa shtrenguese sepse nje gje eshte e thjeshte. Nese rrisin çmimet nga oligarket hap tregun e lire. Te sjellin nafte kush te mundet dhe qe ka kapacitete ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje