Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do ndërhyjë shteti që të lehtësojë barrën e qytetarëve, gati ligji për rezervat

13 Mars 2026, 13:25Ekonomia TEMA
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do ndërhyjë shteti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë për shtyp, Rama tha se do të krijohet faktori i ri i shtetit në tregun e naftës për të lehtësuar barrën e qytetarëve. Kreu i qeverisë foli edhe për ligjin e rezervave.

Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi. Sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit, por është Tirana. Kjo është arritje e kësaj qeverie, me keqardhje për ata që na duan të vdekur. Sa më shumë na duan të vdekur, ne gjallërohemi.

Ne do ta krijojmë faktorin publik, dhe forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do japim shembullin sesi gjërat do të ndryshojnë edhe në tregun e naftës. Do të bëhet më e lehtë për të pasur marrëveshje me kompanitë që e shpërndajnë naftën. Sot kemi në proces ligjin e rezervave; kur e diskutuam para vitit 2020, u hodhën shumë tenxhere përpjekjeje. Në ligjin që është në konsultim publik, e kemi përcaktuar që rezerva do të shkojë në tre muaj, por kjo nuk mjafton më si masë sigurie. Qytetarët meritojnë një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu sot”-u shpreh Rama.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Taksat O Ram...hiq akcizen deri sa te sistemohet tregu. Vetem ljo ndikon. Te tjerat jane dote...dote ...do te .....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Une personalisht nuk jam per heqjen e akcizes. Ata qe perdorin me shume makinen te mbajne ne kurriz dhe taksen. Nderkohe per ata si une qe shume pune i bejne ne kembe nuk kemi pse bashke me zhurmat, burite e cmendura te shqiptareve qe presojne makinen perpara te mos ndaloje ne vijat e bardha, ndotja ajrit, sherret, te paguajme edhe akcizat per ata qe e perdorin makinen

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Nuk eshte puna e makinave te qefit. Cmimi naftes ndikon krejt ekonomine, nga bujqesia ke transporti. Cmimi bukes do te shkoje kacafiu minimumi.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        dot të, dot të e pa fund do të e hiç gjë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje