Sa paguhet për një apartament me qira ditore?

15 Korrik 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Sa paguhet për një apartament me qira ditore?

Një nga format e investimit është përmes pronave të patundshme duke i dhënë me qira ditore në platformat Booking apo Air BnB dhe të ngjajshme. Por duke parë që shteti shqiptar vendosi formimin e këtij sektori, si ka ndikuar ky ligj?

“Tashmë ne po futemi në rrugën e formalizimit pas nëntorit të vitit të kaluar, qeveria mori një nismë që të gjithë bizneset AirBnB të regjistrohen të kenë një numër nipti.

Në vitin 2022 sipas të dhënave ne kemi pasur 2.9 miliardë dolarrë tëqarkulluara nëpërmjet booking, AirBnB, dhe gjithë platformave të qirave ditore.”

Por duke shtuar numrin e turistëve, kjo gjë ka reflektuar dhe në shtimin e kërkesave. Por në lidhje me çmimet si kanë ndryshuar në lidhje me vitin e kaluar?

“Ka një sërë elementësh që definojnë çmimet varet pallati i ndërtimit, pallat egzistues, pallat i ri, me ashensor, ai mobiluar mirë është. Ka një sërë elementësh që ndikojnë në çmim, por le të themi që fillojnë nga 30 euro dhe shkojnë deri në 200 euro  nata për ata të cilat janë me 5 yje.”

Por si ka ndikuar formalizimi i sektorit përmes ligjit në çmimin e tyre?

“Është konstante, formalizimi i ligjit bëri të mundur që ata të cilët do duan ta kryejnë këtë aktivitet dhe ta kenë një biznes, do kenë më shumë sukses. Ata të cilët e kanë patur si një eksperiencë, ose një mënyrë e re për të gjeneruar disa para për momentin nuk e kanë parë si  një investim afatgjatë, janë tërhequr dhe kuptohet që kanë dalë nga tregu.” (Diamila Leka)

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Qe kur maloket u bene ekonomiste? Diamila Leka, maloke, duhet te mesoje te shkruaje ne shqip dhe pastaj te kuptoje ekonomine. Eshte per te vene duart ne koke kur lexon fjali te tilla, si me siper, qe jane shkruajtur si nga nje analfabet funksional. Mos sillni gjera te tilla te shkruajta si analfabete!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje