Tatimi prej 15 përqind për shitjen e pronës, duhet të hiqet kur bëhet fjalë për banesës kryesore të një qytetari. Kjo është kërkesa e Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme drejtuar qeverisë, me argumentin se ky tatim është tepër i lartë dhe ka nxitur informalitetin në treg.Për çdo transaksion të pasurive të paluajtshme, një qytetar është i detyruar t’i paguajë shtetit një tatim prej 15 përqindësh, në rastin e shitjes së pronës. Propozimi i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme është që shtëpia kryesore, apo ajo të cilën një qytetar e ka si banesë parësore, nuk duhet t’i nënshtrohet një takse të tillë. Sipas Shoqatës, si model mund të shërbej skema e zbatuar në Itali.
“Nëse shikojmë Italinë banesa e parë është e përjashtuar nga taksimi, nëse ti e mban një banesë për të paktën 5 vite. Nëse e shet para afatit 5-vjeçar por ti provon që ke banuar gjysmën e kohës përjashtohesh nga tatimi, sepse ti nuk konsiderohesh spekulant. Në atë momentin kur nuk i provon këto të dyja dhe do paguash tatim prapë ty të njihen kostot e rinovimit, të investimit të bërë në banesë, dhe të çdo kostoje tjetër që ti ke pasur pasi mund të kesh marrë hua nga banka për ta blerë”, thotë Kryetari i shoqatës Reinaldo Pipiria.
Në Shqipëri, kur një banesë e regjistruar me vlerë fillestare 50 mijë euro shitet 70 mijë euro, diferenca prej 20 mijë euro tatohet me 15% ose 3 mijë euro në këtë rast. Kjo normë e lartë tatimore thotë Pipiria stimulon informalitetin në shit-blerje, ndaj duhet të rishikohet.
Në çdo studim ekonomik, barra e lartë tatimore inkurajon shkuarjen drejt informalitetit”, thotë Pipiria.
Kryetari i shoqatës Reinaldo Pipiria thotë për Report TV, se kjo normë e lartë tatimore nuk është e drejtë përsa kohë nuk njeh asnjë kosto të mirëmbajtës së banesës gjatë kohës së shfrytëzimit.
“Nëse ti je biznes të merret 15% tatim mbi fitimin, pas njohjes së shpenzimeve, ndërkohë që nëse je individ të merr 15% pa të njohur kosto. Edhe nëse do të kemi një tatim më të ulët 3 apo 5% sado që të vendoset ne përsëri mendojmë që duhet të njihen kostot që kanë shoqëruar mirëmbajtjen e kësaj pasurie”, thotë eksperti.
Për të shmangur pagesën e tatimit të plotë, blerësi dhe shitësi dakordësohen paraprakisht dhe deklarojnë një vlerë më të ulët të shitjes së pronës, duke bërë që informaliteti të rritet dhe buxheti të humbasë para nga fshehja e vlerës reale e shitjes së një banese.
pse te perjashtohet fitimi nga shitja? shoqata debile
Keta duhet ti perjashtojme qe te rrisin fitimet e te shtohen shitblerjet e tyre.Na bejne krahasime me Italine keta,pa le te thone edhe, qe po pagove taksat, rrit informalitetin!! Ajt pra futi nje ligj qe kush ben evazion,sekuestim direkt, arrestim dhe denim te garantuar te autoreve, dhe ja punet vihen ne vije!! Shteti ka per detyre te vjeli taksat atje ku ka para, dhe para ka ke pasurite e paluajteshme, taksa qe po nuk i mblodhe, duhet ti heqesh nga sherbimet publike, Spitale, shkolla, polici, ushtri e çdo gje qe eshte ne sherbim te publikut, sepse ne i duam me force qe te funksionojeç'do gje,si psh shkolla, duam profesore te mire qe te na nxjerrin doktore te mire te na kurojne, dhe i duam te mos na ikin, por keto nuk behen me kumbulla, dikush do paguaje dhe eshte me mire ti marrish atje ku eshte e mundur jo atje ku eshte peri i keputur, apo atje ku nuk ka fare, eshte nje praktike e gjate ne ato vende ku gjerat funksionoje,ne qofte se duam te permiresojme jeten kjo eshte rruga,pastaj se vidhet gjate rruges,eshte diskutim tjeter!!
Debil i rrafinuart qenke ti qe s'kupton me ke popull fukara ke te besh . Flitet per nje shtepi te perjashtohet taksa e vene nga hajdutet . Jo per zagaret e qeveriase e te politkeas, qe nuk dine se sa shtepi kane te regjistruar me emrat e te tjerve . Po e ilustroj me nje shembull . Dy pleq,burr e grua ,duan ta shesin shtepine e komunizmit e te strehoen tek i biri .Me parat ,qe marrin nga shitja, duan te sigurojne ilacet e doktorat vampirtes ,se keshtu mund te jetojne . Po tu mbaj shteti 15 % u del te rrojne 5 vjet .Me heqjen e kesaj takse ,nga shit blerja ,fitojne dicka me shume . A e kuptoni ju o kamikazer ,se ne cfare gjendje jane pensjonistat ,per te zgjatur jeten edhe 3 ose 4 vite me shume ? Jo vetem te hiqet kjo takse per kete kategori njerzish ,ndodhta dhe invalide por tu behen lehtesira te tjera qe te jetojne . Te mos tatohen per sherbimin mjeksor . Te nxjerr ligj shteti qe asnje pensjonist te mos paguaj per shendetin .Te perfitojne bonus per transportin publik ,te kete qendra pushimim falas te pakten nje here ne dy vite ,tu zvogelohen detyrimet e Bashkise per energjine ,ujin e gjelberimin. Tu hiqen kamatat per sherbimet pensjonistave, kur paraqiten tek zyrat e shtetit ,ne banka te mos u mbahet komisjon.Ndoshta ka dhe shume te tjera por kjo do te ishte rruga me e mire per ta . Taksa, te paguhen ,nga ata, qe marrin mbi nivelin mesatar te jeteses . Keto, ndoshta pak, jane te domozdoshme, per tu zbatuar nga nje shtet per te ndalur diskriminimin qe o behet te varferve.
Je në rregull, nuk e kuptoj nëse e kuptojnë kuptimin komentuesit e tjerë!!
Me sa duket, qenka e veshtire per disa Leone!!
o jenicer turk, taksa ne fitim seshte vjedhje, ose mbase si turk qe je te karakterizon IQ-ja e ulet. Taksohet vetem fitimi...
Pikerish kete nuk kupton ti o Jeniceri i Saliut e Rames .Kush e degjon shqip .Taksa me fitim nuk eshte vjedhje .IQ hajdutesh.