Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol.
Mosmarrëveshja, për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Bankers kërkoi që të mbante të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës.
Në përfundim të gjykimit Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Gjykatës.
Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.
Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.
Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për mosmarrëveshjen e ngritur nga BankersPetroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol.
Mosmarrëveshja, e sjellë në arbitrazh nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Licencë Marrëveshjes dhe Marrëveshjes Hidrokarbure të lidhura me Bankers të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.
Në përfundim të gjykimit, dhe pse Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Tribunalit.
Konkretisht Gjykata ra dakord me interpretimin e Shqipërisë për aspekte të rëndësishme të marrëveshjeve, në veçanti që kategoritë e kostove të rikuperueshme janë të listuara në mënyrë specifike në marrëveshje, kështu që kostot e tjera si pagesat e bëra për operacionet kanadeze të Bankers ose pagesat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim me kompani të tjera për furnizimin me naftë nuk mund të rikuperohen (në ndryshim nga pretendimet e Bankers).
Gjykata konkludoi gjithashtu se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës.
Tribunali ra dakord me Shqipërinë se kontratat e rëndësishme nënkontraktore duhej të jepeshin nëpërmjet proceseve rigoroze të tenderimit, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e projektit.
Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.
Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.
Një rezultat i tillë vepron si një precedent i rëndësishëm për llogaritjet e ardhshme të tatimit mbi fitimin si në Patos Marinzë ashtu edhe në të gjitha asetet e tilla që i përkasin shtetit shqiptar ku zbatohen marrëveshje të ngjashme licencimi. Vendimi është gjithashtu një përligjie e fortë e auditimeve të shtetit në aktivitetet e hidrokarbureve si dhe e vendimit të tij për të kundërshtuar kostot e rikuperuara.
Rezultati i këtij vendimi u arrit nga puna e bërë nga grupi i punës, i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN, nga Avokatura e Shtetit, e asistuar nga një ekip ligjor profesional ndërkombëtar (HoganLovells Paris), me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë të naftës, për të bërë parashtrimet dhe shpjegimet e duhura para Tribunalit.
Megjithëse u deshën shumë vite për zhvillimin e këtyre procedurave, Shqipëria ka arritur tashmë këtë rezultat përfundimtar, të suksesshëm dhe të verifikueshëm, duke i dhënë shumë qartësi operacioneve të rëndësishme në të ardhmen në Patos Marinzë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pret të vazhdojë të punojë me investitorët për të shfrytëzuar asetet e Shqipërisë në mënyrën më efikase të mundshme, e dobishme për të gjitha palët e përfshira dhe veçanërisht për popullin shqiptar, si dhe për të punuar brenda standardeve më të larta sociale dhe mjedisore për të siguruar që zona të tilla të mirëmbahen në mënyrën e duhur në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të rehabilitohen siç duhet në përfundim të shfrytëzimit të tyre.
ore sa do t;i paguani na thoni
Nje bravo e madhe, me se fundi fituam nje gjyq, druaj qe ishte studjoja e huaj se per avokate açkat tona, nuk do kishim marre asnje qindarke. Mbajeni afer kete studjo edhe per ate rrugaçin italian Agonchanel qe do qindra miljona nga xhepat tane cope-cope.
Nuk është se i do, po i merr. Dhe sna e ka ai fajin po lali hajduti që nuk donte kritika.
Pa i prekur asnje qime merites se studios se huaj avokatore, meriten kryesore per kete e ka Damian Gjiknuri qe e qepi dosjen dhe beri veprimet juridike te zgjuara dhe te sakta kur u be Minister 10 vite me pare.
Mbase tamam "Statusi i naftetarit "dhe jo sa per te kaluar radhen
E pershendeti Saliu me Gaz Bardhin kete vendim te gjykates nderkombtare a po bie ne kundershtim me interesat e tyre dhe te grekerve te belerit. Me informoni pak, ju lutem ! Duan hekur te nxehte ne goje kriminelat shqiptar dhe dita s'do vonoje:
Fajin e ka Saliu dmth, ah idiot funksional që nuk e di që ky gjyq është hap kohën e lsi.
Nje BRAVOOOO e sinqerte per Damian Gjiknurin dhe stafin e tij qe kundershtuan sjelljen e Bankers dhe pregatiten gjithe materialin per ne arbitrazhin nderkombetar.
Tani kercejne e shkruajne te gjithe per te mare meritat, por bravo eshte per Andi Derhemi, i cili luftoi deri ne fund per ta fitu kete arbitrazh dhe si perfundim u perndoq nga Albpetrol dhe nga te gjithe te tjeret si majtas e si djathtas! Te Lumte Ando!
Ku jane keto Ml..
Po na kënaqët ju hajdutët e Ministrisë dhr AKBN. Po me prodhimin e naftës në Shpirag a na thoni dot ndonjë fjalë, ku shkok nafta lumë e vend burimi më i madh në Europë?
Mos....se na e late Albana Vokshin pa gjume, por me siguri e ka pritur kete rezultat sepse ka disa jave qe nuk po del me ne protesta. Shyqyr te themi qe edhe nje marveshje tjeter me qeverine e Berishes u mbyll ne favor te shqiperise edhe pse demi prej miljarda lekesh nuk ka per tu rikuperuar kurre. Por akoma shpresoj qe mbase nje dite SPAK ti hap prape keto ceshtje qe demtuan shqiperine dhe te knfiskoje cfare ka mundesi.
Shyqyr,më në fund,një lajm i mirë.Do kufizohet vjedhja në këtë vëndburim.Po në industritë e tjera minerate,që është i njëjti fenoman i turpshëm si do bëhet? Dhe mbi të gjitha çfatë qëndtimi.do të mbahet për kryeministrat,Berisha,Meta e Majko,për ministrat Haxhinasy,Gjiknuri,drekjtorë,eco.që e kanë mbështetur hapur Bankersin e wë tadhti lundrojnë në pasuri prallore dhe na vazhdojnë të na çajnë trapin nëpët TV e superkoruptuar çdo ditë,si baxhella semaforesh.
Te shohim a do futen ne arken e shtetit ???? se ku I dihet?
Mire do beni ti thoni edhe ato gjygje ku qeveria Rama humb arbitrazhin, si p.sh. ndaj Bechettit! Se ne fund te fundit kur humbim, humbim te gjithe se nuk do ja leme barren e marrezise te tere mbi Ramen...
Kjo Fitore unike e Shqiperise nuk eshte nje fenomen natyror, por njerezor. Ajo i perket me se shumti profesionisteve te ndershem ne AKBN qe mbajten ne vitet 2018-2023 peshen e perballjes direkte ne procesin Gjyqesor e asistuan firmen ligjore qe na perfaqesoi ne Arbitrazh. Gjenden ende te fshehur ne skuta te padukshme te administrates profesioniste e njerez qe vene interesin e vendit mbi te gjitha. E kjo eshte nje habi kaq e madhe saqe ne keto kohe permbysje me kokeposhte vlerash mund te ngjaje me nje hata… Askush nuk do i permendi ata, askush nuk do kujtohet e nuk do i shenoje ne kete dite krekosjesh mashtruese. E megjithate ata e kane lene gjurmen e tyre ne dobi te ketij vendi e kjo eshte permbyshja me e madhe…
Kto jane te gjitha Kontratat e neshkruara nga salih berisha dhe ilir metaj , bere me te gjitha Firmat e Huaja jovetem kto te Gringove qe perlajne Naften Shqiptare si te ishte Pron e tyre ! Dhe te gjitha kto e kembim te disa Miljonave e Natyrishte ne Mbeshtetje te Pushtetit te Bandes se Kryelkurves se PD Shpellarit dhe Presidentit te xhuxhave te cepanit . Mirpo kjo Qeverri Shkerdhatsh ,jo qe s'u mor fare me KOntrata e ti "Peshoje" ne Kandarin LIGJORE se si eshte Abuzuar e dhuruar Pronat e Shqiptareve per shfrytezim nga X Kompani te HUaja ( Nafta e ajo Minerare) por kjo Qeverri Maskarenjesh ala sot , nuk ka nji Deklarate Publike per Transparence ,ti tregoje ktij Populli i i cili ka Te Drejten e Informimit si kudo ne Bote ,se cfar Minelalesh nxirren nga Nen Toka Shqiptare , ( ne Ton ) sa Kushton dhe ku Perfundon _fitimi sa eshte Shuma Vjetore e perfitimit ne Total . _Nji Drejtesi e Vertete proShqiptare do ta merrte ne mbrojtje Teritori Shqiptare paZot qe shprtallohet ng Klaneqe veproje me Metoda Mafioze mbas Deal-eve qe Kospitin me Politikanet me te Ndyre te Botes si salih berisha ilir metaj dhe se fundmi Mbulusi i tyre edi rama
TE LUMTE ERION ! JE PATRIOT,LUFTETAR, TRIM E I DITUR ,DUA TE JU KUJTOJ SE ZGJEDHJET E2025DOTE BOJKOTOHEN NGA PENSIONISTET MOS NUHATENI SITUATEN NGRIEJINI NE FORUME E NE PARLAMENT DO E PESONI DHE HARRONINI ME PENSIONISTET. EJ
Kam sherbyer ne AKBN qe ne kohen kur eshte audituar Bankers dhe kujtoj edhe presionet qe vinin nga Ministra te caktuar per te zbutur gjetjet e raportit. Ky presion u konvertua me pas ne hakmarrje ndaj specialisteve dhe drejtuesve te larte te AKBN si perpara dhe gjate procedurave te arbitrazhit. Pati nje perpjekje te turpshme per te intimiduar deshmitaret qe ishin nga krahu i interesave te shtetit (drejtor te drejtorive te AKBN) e nga kush? nga vete Ministrja Znj. Balluku. une jam viktime e kesaj lufte. di te them me siguri se pas deshmise qe ka dhene eprori im Adrian Bylyku qe eshte dhe personi qe ka mbrojtur deri ne fund punen e AKBN dhe interesat e shtetit ne arbitrazh, ky profesionist eshte menjanuar si non-grata