
Për gati 30 minuta thuajse shumica e qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në black out. Pa drita ka qenë dhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, raportojnë mediat e vendeve fqinje.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.
OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit."Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.
Në Shqipëri gazetarët në rrethe informojnë se pa drita kane qene Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Pa drita janë dhe shume lagje në Tiranë.
Në një lidhje telefonike nga Mali i Zi, gazetari Musa Gjoka informoi Report Tv se atje mungesa e energjisë vijon prej 1 orë e gjysmë.Në disa zona rryma është siguruar nga burime të tjera.
Lexojn Komentet tona shkerdhatat e medie dhe hop qisin lajme te tilla , s'e me demek s'jemi vetem ne si Shqiperi por edhe te tjere . Neve na intereson Shqiperi , Siguria qe ky Shtet Kurvash ne POlitike kriminelesh e hajnsh , na afron per Jeten ne shqiptareve . I rren mendja mshtruesit e Bordellos Qeverri -Kazan se po mshtron shqiptrret me nji Lajm si ky . Ptuuuuuuuh ju shkerdheft dreqi faren . Mut jeni kudo .Shtet,Institucione Medie nji Bordello e mdhe qe nji dite do ju vij fundi ,prehra
Tek këto shtetet e tjera nuk e dimë mirë përse është shkëputur energjia, por për në Shqipëri e sqaroj doktor Berisha si GJITHOLOGU më i madh e i vetëm që është në rruzullin tokësor. NDERPREJA ERDHI SI REZULTAT I KORRUPSIONIT TE RAMES.