Kryeministri Edi Rama foli në podkastin “Flasim” për miratimin e skemës kombëtare për fermerët, duke zbuluar edhe risitë e 2026.
“Këtë javë është miratuar edhe skema kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, e cila u ndërtua mbi konsultime intensive të drejtpërdrejta në të gjitha qarqet me fermerët dhe është orientuar prej tyre. Për këtë arsye, skema rrit ndjeshëm mbështetjen për fermerët, jo thjesht në aspektin e volumit financiar, por edhe në aspektin e lehtësimit të kushteve për ta përfituar atë që çdo fermeri i takon nga skema dhe, njëkohësisht, duke financuar në ato drejtime prioritare që garantojnë më shumë produktivitet dhe fuqizim më të mirë të zinxhirit të vlerës.
Për herë të parë përfshihen në skemë forma mbështetjeje të cilat nuk kanë qenë të përdorura deri më sot. Ndërsa një tjetër risi është nxitja e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, përmes mbështetjes së metodave biologjike dhe afrimit me standardet europiane. Një fokus i veçantë i skemës janë edhe fermerët e rinj, për të cilët është parashikuar një fond i konsiderueshëm që mbështet investimet e tyre dhe, nga ana tjetër, skema në tërësi forcon prodhimin vendas, sepse ky është një synim parësor, rrit konkurrueshmërinë duke krijuar më shumë mundësi dhe akses dhe, sigurisht, inkurajon përafrimin me standardet europiane”, u shpreh Rama.
Po të dëgjosh podkastet ,jemi vendi më i përparuar,zhvilluar dhe mrekullueshëm në planet. Po të dalësh në rrugë,në merkato dhe ambulanca ,eshte vendi më mjerë dhe i ndyrë në botë.
O miq a eshte ne terezi ky njeri. Keta vec vjedhin fonde, bujqesia ne kolaps, ky flet per skema dhe fermere. Vec nje skeme ka rama, zhvatjen dhe mashtrimet
wow, po si ka mundesi te mburresh aq shume o njeri dhe te thuash vetem pallavra??? Cdo vit nryshoni skemat, cdo vit deshtoni me skemat dhe asnjehere nuk e beni publike se ku caluat apo gabuat dhe pa pike turpi dilni dhe mbureni se kete vite kemi nje skeme te re. Po BE o idiot keshtu i ndron skemat vit per vit? Te permenda BE-ne meqe ke qejf ti referohesh asaj o tinzar i pa cipe!
Shumë mirë e ke bërë skemën. Në të gjithë Shqipërinë me skemën e vjetër, përfitonin rreth 300 mijë fermerë. Me skemën e re përfitojnë 300 fermerë. Bravo!...... Sepse e keni bërë përfiton ai fermer që ka mbi 3 ha tokë...... Dhe sipas dokumenteve, këta nuk e kalojnë numrin 300 në të gjithë vendin....... TURP! .... BRAVO!
z Kryeminister Artistik ,dorhiqu dhe PS nese I ka mbetur pak vetdije kombetare e pakorruptuar te vendose aty nje Ekonomist per Interesat te Vendit,Nje njeri qe e kupton tregun dhe dinamiken e nje Ekonomie kombetare ,Vendi nuk ecen para me koncepte estetike,Vendi kerkon ekonomi te shendetshme,Jo bojra apo ngjyra,Maksimumi yt ishin sheshet me pllaka ,muret me bojra te ndezura dhe Palmat qe u thane.Ti nuk Je per Keto pune.Koha jote perfundoi.E nise me shpresa te Medha ,e vazhdove ashtu si dije dhe Tani thjesht Po e mban vendin peng.Jep Doreheqjen eshte me mire,e Pasi te dorehiqesh ,Po deshe shko dhe hap ndonje expozite me veprat e tua dhe ke me pa se Sa vizitore do te kesh.Mjaft tregove njerezve perralla çdo te djele .