Tabaku: Rritja në letër nuk mban njerëzit në vend. Shqipëria po zbrazet nga një model ekonomik që nuk prodhon mirëqenie

30 Dhjetor 2025, 14:03Ekonomia TEMA
Tabaku: Rritja në letër nuk mban njerëzit në vend.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si paradoksin më të rrezikshëm të ekonomisë shqiptare: rritje statistikore në letër dhe braktisje masive në realitet. Në një reagim  në rrjetet sociale, Tabaku thekson se propaganda për “bum ekonomik” dhe kulla që prekin qiellin nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët, përkundrazi, po shoqërohet me shpopullim të vendit.

Sipas saj, të dhënat tregojnë qartë se modeli aktual ekonomik është i paqëndrueshëm dhe i orientuar drejt fasadës. Ndërsa ndërtimi dhe sektorë të tjerë joprodhues mbajnë artificialisht shifrat e rritjes, shtyllat reale të ekonomisë janë në rënie: bujqësia ka pësuar tkurrje dhe industria po humbet terren. “Kemi beton, por nuk kemi vende pune reale. Kemi fasada, por jo prodhim,” nënvizon Tabaku, duke paralajmëruar se ky model po ushqen varfërinë dhe pasigurinë sociale.

Deputetja ndalet edhe te pasojat njerëzore të kësaj politike ekonomike. Në qytete si Berati, thekson ajo, emigracioni ka prekur shumicën dërrmuese të familjeve, ndërsa edhe Tirana nuk është më një destinacion shprese, por një stacion i përkohshëm tranziti. Kostoja e lartë e jetesës dhe pagat e ulëta po i detyrojnë qytetarët të largohen, edhe pasi kanë tentuar të ndërtojnë jetën në kryeqytet.

Një tjetër element shqetësues, sipas Tabakut, është dështimi i shtetit për të mbajtur edhe ata që kthehen. Emigrantët që rikthehen me kursime dhe përvojë përballen me burokraci, korrupsion dhe tregje të mbyllura, duke u detyruar të largohen sërish. “Shqipëria sot nuk arrin të mbajë as ata që e duan më shumë,” shprehet ajo.

Në përfundim, Tabaku thekson se zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë ndaj qeverisjes aktuale. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për një ekonomi që prodhon, që mbështet fermerin, industrinë dhe punën e ndershme, dhe jo për një model të bazuar te sezonaliteti dhe betoni. “Asnjë prezantim propagandistik nuk e fsheh dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh,” përfundon ajo, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor të kursit ekonomik në funksion të shumicës së qytetarëve.

7 Komente

  1. K
    Kjo vdes per karrike kar para

    Na hapet barkun me kete nuselale! Kjo dhe erjon. Brace hiqen si shoqeri civile ndersa rrjepin perfitimet perrallore politike dhe financiare! Shtirane!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      Nuk është politikë e mirë kur nuk thua të vertetat siç janë. Beheni të pa besueshem ne popull, të paktën te ata që e njohin pakë situaten për rreth nesh. Sa për ikjen, po, njerzit nuk kanë kufinjë, ikin se duan, ikin se qeverisen keqë. Kjo qeveri është e keqe dhe duhet të ikë sa me parë. Tani Zonjë, nuk mund ti hedhësh ne kosh shallvaret e vjetra, kur nuk ke më të mira. Se nuk rrihet ne brekëz de. Është ftohte, dhe turp se të dalin hallatet ne shesh. Njerzia ka ikur edhe nga tmerri ne '97-98 , nga syt kembet, u mbytën edhe në det, apo jo. Ju jeni politikane, edhe pse pa peshë,pa këllqe, deri ne Greqi shkon. Pa pyet nji herë sa biznese shqiptaresh janë mbyllur sepse u kanë ikur punetoret ne Gjermani, Angli etj. Gjejë një kauzë tjetër, kjo është si ai që pjerdhë andej nga fundi për të terhequr vemendje kur nuk ka gjë për të thënë. Politikanet aty, disa duhet të shkojne ne burg se kanë vjedhur dhe po vjedhin,disa po të kishte ligjë duhet të ishin vrarë për ato që kanë bërë.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Jori ke shume te drejte ne gjithcka qe thua, si perhere.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vëzhguesi

          Kjo laraska që përdredh bythët duke kërcyer për Kriminelin Sali Muti Haleja të hap barkun me idiotësirat që thotë. Niveli i kësaj balonës Tabake është aq i ulët saqë të duket si një nxënëse studente në vitin e parë ose maksimumi të dytë të shkollës së mesme. Njeri pa dinjitet me nder të shitur për një karrige në parlament. Një miushe që rron vetëm për të gëzuar të mirat që të jep deputetllëku. Ik moj laraskë mos na çaj trapin se je bërë e padurueshme. Debile!!!

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berisha duhet varur ne mes te tiranes

            ceshte. bere kjo si grifshe. qe te ha menderen kur flet. shko moj llapaqene na je bere si monika. kryemadhi. po hani hani se u ben mir. ti me gjith ate sy gerdallen govate albana vokshin

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Tani je bere tamam si cingi e haremit te Zenit

              Përgjigjjuni
              1. .
                .....

                Presim te vish ti zarba e Saliut qe u hodhe si topet e tij sa tek Lulushi e bGaz bytheqiri e ne fund tek Saliu. Ah, moj zarba kush u mban juve.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje