Tabaku: Shqipëria po zbrazet ndërsa shteti rritet – emigracioni rritet me 82%, administrata në rekord historik

16 Mars 2026, 13:00Ekonomia TEMA
Tabaku: Shqipëria po zbrazet ndërsa shteti rritet – emigracioni

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës publike, duke theksuar se vendi po përballet me një kontrast të fortë mes largimit të qytetarëve dhe zgjerimit të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku publikoi një grafik të bazuar në të dhënat e INSTAT, sipas të cilit numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%. Në të njëjtën kohë, popullsia rezidente në vend ka rënë me rreth 20%.

Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me largim të vazhdueshëm të qytetarëve, administrata publike ka arritur nivelet më të larta të 23 viteve të fundit. Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara, administrata ka rreth 185,400 punonjës.

Tabaku thekson se edhe raporti i punonjësve të administratës për çdo 1,000 banorë është rritur ndjeshëm. Nga 62 punonjës për çdo 1,000 banorë që ishte më parë, sot ky raport ka arritur në 79.

Deputetja e PD e krahason këtë tregues me mesataren e Bashkimit Europian, e cila sipas saj llogaritet rreth 60–65 punonjës publikë për çdo 1,000 banorë, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë ka një raport më të lartë se vendet e BE-së, pavarësisht se ekonomia është shumë më e vogël dhe popullsia është në rënie.

Në reagimin e saj, Tabaku argumenton se situata tregon një model të gabuar zhvillimi, ku në vend që të krijohen mundësi për të mbajtur shqiptarët në vend, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël.

Sipas saj, kjo qasje po shndërron administratën në një mekanizëm që rëndon mbi një ekonomi dhe shoqëri në tkurrje, ndërsa sfida kryesore mbetet krijimi i kushteve që shqiptarët të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

11 Komente

  1. C
    Cari

    Mezi po presim te vij kjo goca ne pushtet qe te kthehemi.

    Përgjigjjuni
    1. e
      eli-tiv

      ....njihet si genjeshtare...me ze e fytyre....leri pushtetin kesaj e te vellait ...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Analisti

        Monster femer.qe tani i esht neverit popullit vaj hallit ti japesh post kësaj. Vemjeje qe shan shtetin e. Vet

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anna

          O Anal, shau qeverine dhe jo shtetin Shqipetar! Cfare tha ajo? Ju referua statistikave. Ah nese ka shtremberuar shifrat e instat-it jam dakort, por nese jo? Si ka mundesi psh qe te mos shash nje qeveri qe ndersa numri i popullsise ulet ti rrit numrin e qylaxhinjeve, pra te administrates publike. Dhe nderkohe qe ti rrit numrin, kuptohet me militante, ju rrit edhe pagat me nga 20-30 %. Te gjitha paguhen nga fondet publike. Rritja epagave duhet te rise eficiencen, apo rendimentin ne pune. Qe perkthehet me ulje te punonjesve publike. Po keshtu digitalizimi i shume veprimeve administrative duhet te shkurtoje vende pune apo jo o Anal?

          Përgjigjjuni
        2. V
          Verifikoni faktet

          Nuk e ka edhe aq gabim. Unë pyeta I.A.-në për numrin e funksionarëve për 1 000 banorë. Dhe ja përgjigja e saj në Frëngjisht. Përkthejeni me Google Translate: Voici les chiffres clés par 1 000 habitants (données actualisées 2024-2026) :Moyenne européenne : On compte environ 60 à 65 agents publics pour 1 000 habitants dans l'ensemble de l'Union européenne. France : Elle se situe dans la fourchette haute avec environ 84 à 87 agents pour 1 000 habitants (basé sur 5,85 millions d'agents pour 68 millions d'habitants fin 2024).Pays à forte présence publique : Les pays nordiques affichent les taux les plus élevés, dépassant souvent les 100 pour 1 000 habitants (Islande, Norvège, Danemark).Pays à faible présence publique : Certains pays d'Europe de l'Est ou centrale (Allemagne, République tchèque, Roumanie) tournent autour de 40 à 50 agents pour 1 000 habitants.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ststistika nuk është kaq e thjeshtë sa duket, o verifikues i fakteve me I.A. në fërgjisht. Ti ke pyetur për funksionarët për 1000 banor, me ç'shkruan, kurse Tabaku flet për admimistratën publike duke e ngatërruar me punonjësit publikë, kur na jep shëmbullin. Punonjës, si koncept, janë nëpunës e puntorë dmth administratë dhe punëtorë (përfshi: mjekë, arsimtarë, inxhinier, specislistë me arsim të lartë a jo, etj, veç puntorë që punojnë në "shtet"). Numri i të punësuarve në punë publike, siç e analizon Tabaku dhe I.A.-ja që ke pyetur ti, na tregon vetëm mesataren e thjeshtë, të mësuar në shkollën fillore, por nuk merr parasysh strukturën e mostrës, dmth strukturën e shërbimeve që merr përsipër sektori privat dhe ai publik (shtetëror), që për shtete të ndryshme ka strukturë të ndryshme. Pra, nuk janë marrë parasysh raportet e punonjësve privat me ato publik në këto shërbime. Psh: nëse sektori i pastrimit publik dhe gjelbërimit të qytetit, ujësjellësi dhe kanalizimeve të ujrave të zeza, shërbimi elektrik i bën shërbimi publik i centralizuar apo i decentralizuar (pra kryet nga punonjës publik, "shteti", që janë në vetvete edhe administratë dhe puntorë), madhësia e kampionit, do të rezultojë më i lartë se, nëse këto shërbime kryen me sektorë privat (ndërmarrje private); pra madhësitë që merren për bazë në llogaritjen për 1000 banorë nuk do të jenë të krahasueshëm; dhe përfundimi jo i saktë, drejt gjykimeve të gabuara. Sigurisht shtetit do t'i kushtonte më shtrenjtë, nëse këto shërbime do të kryheshin nga privati, se veç kostove, do të duhej të paguante edhe pjesën e luanit privatit, por ama do të na nderonte numri i punonjësve të punësuarve në shtet, që do të ishte më i vogël(!). Natyrisht, duke zbritur këtë numur që do të mbulohej nga shërbimi privat, numri për 1000 banorë, në të njëjtat kushte, do të dilte më i vogël. ____ Këto gjykime të zyshës në ekonomi janë mashtrime të zakonshme statistikore, që zonja Tabaku përpiqet t'u bëjë shpesh lexuesve, duke besuar që ajo i di mirë këto akrobaci relativizuese të statistikave, që shpesh shpien në konkluzione të gabuara; nëse jo, është skifo e saj. Por edhe punësimi i disave, duke i nxjerrë nga skema e "sevapit" të varfërisë, duke u marrë me një punë shoqërore të dobishme nuk do ishte keq dhe me një rrogë, qoftë edhe të ulët, por më i lartë se "sevspi", kryhet një e mirë në funksion të dinjitetit njerëzor. Por qëllimi i një analize të tillë është paranoja që të paraqitet gjendja si kontigjent i "blerjes së votave" nga pushteti dhe as se është më e madhe dhe as se është më i vogël numri i punonjësve publik për 1000 banorë në krahasim me vëndet në europë...

            Përgjigjjuni
            1. f
              faktet!

              Funksionarë apo nëpunës publikë që punojnë në zyrat e shtetit janë administratorët. Pra janë terma të ndryshme që pêrcaktojnë të njëjtën gjë. Në një shtet të vogël si Shqipêria me buxhet të pakët, administratorët duhet të jenë në minimum. Dhe rrogat e tyre duhet të jenë 2 herë më të ulëta se te privati.

              Përgjigjjuni
          2. F
            Fshatari

            Shteti dhe krimi jane te vetmet mundesi punesimi ne Shqiperi. Shtetaret mbahen me korupsion qe vjen nga parate e krimit. Krimiinelet mbahet me tregeti droge e vjedhje te kredive e ndihmave nga jashte. Thuhet se cmimet ne shqiperi jane njesoj ( disa thone me shume) me te vendeve te tjera te Evropes. Pagesat ( rrogat ligjore) jane me te ultat ne Evrope. Si jetojne keta njerez. ( ka kerkese pa ka cmime te larta) Te ardhurat nga korupsioni dhe droga, qe nuk llogaritet ne rrogat, shton te ardhurat, shton kerkesen dhe rrit cmimet. Tek ne krimi dhe koruspionit jane ngirtur ne sistem ( jo vetem ne politke, jo vetem ne tradite, por eshte legjimitituar ne sistemin ekonomik)

            Përgjigjjuni
            1. b
              banori

              Faktet jane kokforta dhe ka shume te drejte ne ceshtjen qe ngre. Nuk mund te punesohen te gjithe ne shtet, pasi dikush duhet te paguaje per pagat e tyre . Numri i personave te afte per pune bie, ndersa nga ana tjeter , nr. i pensionistave dhe te punesuarve ne shtet rritet. Kjo eshte rruga e duhur drejt falimentimit te shtetit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sala

                Dua me dite ka brek kjo apo jo

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Ju perqafon biri I Sheqeres

                  O fshatar car, ku jeton tij, pse ha mut kot apo mos je njeri analfabet, ne prendim nje pjat makarona apo bolonjeze sic i thone kushton 27 euvro, ne Shqiperi hane e pine me 150 ero 6 persona, apo lehni cdo dite me qe keni mesuar me fole

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje