Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

25 Qershor 2025, 16:58Ekonomia TEMA
Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, gjatë një tryeze të thirrur posaçërisht për këtë sektor.

Ajo theksoi se Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme.

Më tej, Balluku u shpreh se çmimi i energjisë elektrike do vazhdojë të ulet dhe kjo realizohet për shkak të performancës së mirë që ka bërë sistemi elektro-energjetik në vend.

“Kemi garantuar zhvillim të mbështetur në burimet e rinovueshme të energjisë. Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme. Shëndoshja financiare e sektorit elektrik solli një sërë rezultatesh të mira. Ulja e çmimit të energjisë është historike, Shqipëria ka më shumë kapacitete prodhuese.  Çmimi i energjisë do vijojë të ulet”, tha ajo.

2 Komente

  1. T
    Teme

    Ti importon energji 6 muaj ne vit. Kaq. Te tjerat jane llogje.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Akoma se kane arrestuar kete?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje