VIDEO/ Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

28 Mars 2026, 13:49Ekonomia TEMA

VIDEO/ Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt

Integrimi i Shqipërisë në sistemin europian të pagesave SEPA pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për Ilva Tare Talks, specialisti i Lartë i Bankës Botërore, Holti Banka, thekson se përfitimet janë konkrete dhe të menjëhershme.

“Ulja është shumë e madhe. Nuk po flasim vetëm nga këndvështrimi i bankave apo bizneseve, por për një ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Në disa raste, kostot mund të ulen deri në 96% dhe madje të afrohen pothuajse me zero,” shprehet Banka.

Ai shpjegon se një nga arsyet kryesore të kostove të larta ka qenë struktura e sistemit të vjetër. “Transfertat bëheshin përmes dy ose tre bankave ndërmjetëse, të quajtura banka korrespondente, të cilat e bënin procesin më të komplikuar dhe më të kushtueshëm,” thotë ai. “Me sistemin e ri, këto hallka eliminohen dhe një bankë në Shqipëri mund të komunikojë drejtpërdrejt me një bankë në Europë.”

Kjo sjell edhe një ndryshim konkret për qytetarët. “Komisionet zbresin në rreth 0.03%, që është shumë i vogël krahasuar me kostot që ekzistonin më parë,” thekson Banka, duke shtuar se për një transfertë tipike, si 500 euro nga emigrantët, shuma që mbërrin tek familjarët është pothuajse e plotë.

Përfitimet nuk janë vetëm individuale, por edhe në shkallë kombëtare. “Këto janë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, sepse më shumë para mbeten në xhepat e tyre,” shprehet ai. Sipas vlerësimeve, kursimet mund të arrijnë deri në 130 milionë euro në vit.

Megjithatë, sfidat mbeten. “Shqipëria ka bërë progres në 4–5 vitet e fundit në përdorimin e sistemit bankar, por ende ka shumë rrugë për të bërë për të arritur nivelet europiane,” thekson Banka, duke shtuar se “nuk duhet të humbasim kohë”, pasi besimi në sistemin financiar duhet të forcohet.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të ekonomisë shqiptare dhe afrimit me standardet e Bashkimit Europian.

 

14 Komente

  1. k
    k

    Eshte e vërtetë që janë ulur shumë komisjonet e bankave. Po kontrolli i ardhjes së parave është përmirësuar ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Ilva po e kryen ne menyren me te mire detyren e ngarkuar nga Sorros per te ndihmuar palloshin e gjate

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Shiko më çfarë idiotesh kemi të bëjmë!!! Ilva po vë në dukje një arritje të mrekullueshme që po merr jetë, ky thotë që po ndihmon "palloshin e gjatë"! Po ndihmon zhvillimin e vendit, o njeri, po vë në dukje një arritje që po realizohet, e cila ndihmonë jetën ekonomike dhe lehtëson njerzit në komunikimet me bankat. Ky thotë, hiç të mos ketë arritje, vetëm Palloshi të qërohet nga pozicioni që ka uzurpuar. Të bukur mëndje!.Palloshi mbretëron për shkak të mendjeve si jotja, jo për shkak se njerzit bëjnë detyrën në vendin e punës që kanë, siç bënë Ilva.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora

        Xhezua edhe emrin e ka si emer bythe

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babica

          Gjithcka eshte propogande o Xhezo Karandashi.! Dhe Ilva i sherben asaj propogande. Realiteti eshte krejt ndryshe o Xhezmi Evlati

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pavli

          Asgjë nuk është bërë. Banka vazhdon mban tarifa si me parë dhe kur i pyet te thonë sa e vendos banka. Kjo është përgjigjja e bankës. Thjesht mashtrim dhe Asgjë më shumë...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gimi

            Kjo vazhdon te jete nje problem shume i madh. Por nje tjeter, qe une do e quaja me shume vjedhje sesa problem, jane tarifat teper te larta qe rregullatori i telefonise mobilare shqiptare ka vendosur pr telefonatat qe behen nga Amerika e Veriut ne Shqiperi. Te besh nje lidhje telefonike celulare me Italine, Greqine, apo Maqedonine nga Amerika apo Kanadaja te kushton 5 cent minuti. Te besh te njejten thirje ne Shqiperi te kushton 45 cent minuti. Kjo per gati 30 vjet qe une kam jetura ne Kanada apo ne Amerike.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teme

              Tarifat jane pothuajse ato. Te transferosh dicka nga jashte psh te paguash taksa komisioni bankes eshte I njejti.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Epirioti

                Bankat vazhdojne te mbajne te njejten kosto si me pare per trasfertat qe vine nga jashte thjesht propagande asgje konkrete...

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opionisti

                  Amund te hetohete nga orokuroria

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionist

                    Nëse ky komunikim do të realizohej edhe për marrjen e pensionit në mënyrë të përmuajshme për ne pensionistët që jetojmë jashtë Shqipërisë, kjo vërtetë do të ishte një ndihmë e madhe. Dihet vlera e pensioneve tona, por të vish në Shqipëri nga Amerika ose Kanadaja për të marrë pervit pensionin, kjo është që 40% e vlerës së një viti t'a lesh rrugëve, për bileta avioni, hotel, e shpenzime të tjera. Nuk di nëse dikush mund të ketë dijeni për ndonjë rrugë alternative që t'a mernin pensionin nëpërmjet ndonjë bankë.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Banka Hajdute

                      Bankat ne Shqiperi,te vendosin 300 leke cdo muaj per llogarine qe ke,eshte puro vjedhje,gati 50€ ne vit ,kudo ne Bote Llogaria eshte falas ne Shqiperi duhet te paguash ti Banken,Qeveria e di qe eshte vjedhje por ben nje se qorr se Jane aleat ne vjedhjen e Qytetareve..

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Landa

                        Mbyllni llogarine aktuale . Hapni llogari pensionisti. Me kete lloj llogarie nuk keni komision mujor dhe as komisione me blerjet online.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Miza

                        Po nga do ti nxjerri Palloshi leket,ai me banden e tij vjedh gjithe vitin,po nuk vodhi ti mua popullin,me cfare ti paguaj pensioner 100 e 200 mije leket leshi,Gimi thoshte qe I ikin 40% te pensioni rruges,per te marre 200 mije lekshin e leshit! Ka nje zgjidhje Gimi,falja Palloshi,qe ti leje per tipsa kur pi kafen e mengjezit!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje