“Barazim ndeshja Shqipëri-Itali”, ja ç’thotë “CBS Soccer” për fatin e Kombëtares në Euro 2024

13 Qershor 2024, 14:00Sport TEMA
“Barazim ndeshja Shqipëri-Itali”, ja ç’thotë

“Euro 2024” është më afër se kurrë. Teksa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja e kampionatit të shumëpritur europian, mediat kanë nisur të bëjnë parashikimet në lidhje me ndeshjet kualifikuese të grupeve.

Sipas “CBS Soccer”, Shqipëria do të renditet e fundit në “Grupin B” të cilësuar dhe si “Grupi i Vdekjes”, pjesë e së cilit janë po ashtu Italia, Spanja dhe Kroacia. Si më favoriten e këtij grupi, media e huaj cilëson Spanjën, të ndjekur nga Kroacia.

Referuar këtyre parashikimeve, ndeshja që do të luhet mes Shqipërisë dhe Italisë do të mbyllet me rezultatin 1-1, pasi italianët humbasin rastin për sulm duke pasur një mbrojtje të fortë nga ana e kombëtares shqiptare.

Ndërkohë që Spanja dhe Kroacia, parashikon “CBS Soccer”, kalojnë fazën e grupeve, përkatësisht Spanja me 9 pikë, Kroacia me 4 pikë, Italia me 2 pikë, ndërsa Shqipëria me 1 pikë.


Parashikimi i “CBS Soccer” për rezultatin e ndeshjeve të “Grupit B”:
Spanjë-Kroaci: 1 me 0

Itali-Shqipëri: 1 me 1


Kroaci-Shqipëri: 1 me 0

Spanjë-Itali: 2 me 0

Kroaci-Itali: 1 me 1

Shqipëri-Spanjë: 0 me 2

7 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Ju lutem lerini keto idiotesira dhe ne keni deshire shikojeni ne fushe se cdo te behet!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi spanjoll

      Atëhere Shqipëria e dyta e grupit... Sepse Spanjë -Shqipëri 0-1. Kroacia në shtëpi,sepse Spanjës nuk i interesojnë ekipet e forta në vazhdim. Ikën Italia,Kroacia dy rivalë më pak.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Per mua: Itali-Shqiperi2-2 Shqiperi-Kroaci 1-0 Spanje-Shqiperi3-1 Spanje-Kroaci 2-1 Spanje-Itali 1-2 Itali-Kroaci1-1

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          0-0 mbarob

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            0-0 mbaron

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              0-0 mbaron

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eri

                0-0 mbaron

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje