“Kuqezinjtë” pushtojnë “Signal Iduna Park”, mbi 50 mijë shqiptarë të pranishëm për sfidën ndaj Italisë

13 Qershor 2024, 15:38Sport TEMA
“Kuqezinjtë” pushtojnë “Signal Iduna Park”,

Do të jetë padyshim një përballje e zjarrtë. Siç e kemi thënë e stërthënë ditët e fundit, mbrëmjen e 15 qershorit, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “mitikun” e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Nëse në fushë fituesi ende nuk dihet, në tribunë gjithçka është “vulosur”, teksa sipas raportimeve më të fundit, të ESPN, më shumë se 50 mijë tifozë shqiptarë do të mbushin shkallët e stadiumit, duke u bërë kështu, grupimi më i madh i mbështetësve të çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Pavarësisht se mban më shumë se 81 mijë spektakorë, “muri i verdhë” do të jetë i bllokuar për tifozët, gjatë këtij Evropiani, mirëpo kjo nuk ka ndaluar aspak tifozët “Kuq e Zi” për të “blinduar” arenën gjermane, ku nga 62 mijë vende vakante kanë lënë më pak se 10 mijë bileta për tifozët italianë, teksa pritet që të dhurojnë një atmosferë elektrizuese, ku do t’i dhurojnë goxha mbështetje “Legjionarëve” tanë.

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Pa Cikalleshin dhe Ozunin ne fushe dhe me Brojen ne fushe sulmi do te jete i vaket dhe si peshku ne breg te detit duke u perperlitur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje