Sulmuesi i Mainz 05, Brajan Gruda, ka lënë grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Gruda ishte ndër opsionet e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, megjithatë duket se tashmë ai nuk ka më ndonjë mundësi për të qenë pjesë e “pancerave” në këto ndeshje.
“Sky Germany” raporton se lojtari me orgjinë nga Shkodra do të ketë shans tjetër për ta dëshmuar vetën pas Evropianit.
“Brajan Gruda është larguar nga kombëtarja shkaku i një lëndimi (probleme muskulore)”.
“20-vjeçari nuk do të jetë në skuadrën e Kampionatit Evropian, mirëpo ai ka impresionuar shumë”.
“Gruda pritet të ketë mundësi tjera te Gjermania pas Kampionatit Evropian”, shkruan ndër të tjera gazetari Florian Plettenberg.
Tani, nuk dihet nëse FSHF-ja dhe përzgjedhësi Sylvinho mund të tentojnë ta bindin sërish Grudën meqenëse deri më tani s’kanë arritur t’ia dalin.
Sylvinho u takua me Grudën para disa muajve, por duket se nuk ishte në gjendje ta bindnin.
Per cfare duhet te bindet Gruda? Ai nuk e ndjen vetem shqiptar, ai e ndjen veten vetem interesaxhi,. nuk ja ndjes per Shqiperi.
Do perfundoje si Shkodran Mustafa apo Jeton Berisha. Do luaje nja dy ndeshje miqesore, dhe pastaj puthu me Milon. Me Shqiperine do ishte titullar i pazevendesueshem.