Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024, teksa këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Europianit.
Ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte protagonizmi i shëmtuar i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Ky i fundit mori gjithë vemendjen e ceremonisë duke lënë mënjanë stafin dhe lojtarët, të cilët janë realisht imazhi më i mirë i kombëtares shqiptare që falë aftësive dhe punës së tyre bën të mundur kualifikimin ne fazën e grupeve të Europianit.
Por, Armand Duka në përpjekje për të përfituar për të përmirësuar sadopak imazhin e tij, vijon të dal si qesharak edhe në foton zyrtare të ekipit.
Ai është i vetmi president federate në Europë që del në foton zyrtare të një skuadre përfaqësuese.
Dhe mos të flasim pastaj për mënyrën se si është veshur dhe ka vendosur kollaren që shëmton gjithçka në atë foto. (TemA)
njeri i neveritshem
Po ketu nuk ka azgje te keqe pse del Kryetari i FSHF aty. Kjo eshte qesharake fare te kritikosh per dicka normale C’jane keto shkrime plot helm pa asnje shkak? Duka ka punuar shum mire aty , dhe biles ai na dha nje dore qe vajtem ne Finaler e Europianit per here te pare.
Kur fshatari behet dikushi pa merite,nuk ka rruge tjeter per t'u dukur! Edhe gomarit po t'i vesh kollare do duket si kale!
turpi kombetar ky eshte
katunari katunar mbetet ter jeten
shihni kollare si e ka vendosur o zottt ku ka perfunduar futbolli,,,,, suksese cunave
Cop katnari moooo ca prisni ju nga ky der qe flet .
Shume e thjeshte, me kollaren e kuqe te FSHF po perkedhel bolet:)
çfare ka ketu per tu çuditur? ky robi ka 25 vjet qe e ka privatizuar kombetaren
Marazi del me shpirtin, ju detyron te shkruani te tilla pacavure, te semure ne shpirt jeni. Kollarja e Dukes ju prishi pamjen. Po te ishte Erion Veliaj ne mes do ishte me bukur Mero? Po Shakohoxha, sa bukur do dukej? Boll se late nam, na lini te shohim ndeshjet, pa helmin tuaj.
Disa suksese jane harritur nen udheheqjen e tij .zyrat e federates ,shtepia e futbollit ,stadiumi te gjitha ndertesa utra modherne sidomos per nje vend te leqendisur si Shqiperia .eshte e vertete se pothuaj asnje nga talentet nuku jane prodhim i futbollit shqipkar por edhe mbledhja e tyre nuku eshte pune e lehte .federata ka nje sektor skautimi top notch te drejtuar nga nje talian .Duka si te thuash ka ndertuar trurin nashi pasardhesit duhet te ndertojne me shume fusha ne menyre qe me shume kalamaj te merren me futboll le te mos ia kijme nanen mu ne gop muhabetit duke share vend e pa vend.
Duka mund të futet në histori,pa "shënuar " asnjë gol. Do mundohet të dalë në foto, në çdo moment të rëndësishëm .