Pamjet e një tifozeje me një bluzë që e tradhtoi dhe i ekspozoi gjoksin gjatë ndeshjes së kombëtares së volejbollit të vendit kundër SHBA-ve shkaktuan polemika në Turqi, ku kanali televiziv TRT Spor u detyrua të kërkonte falje publike për pamjet e transmetuara.
Zhveshja e kësaj tifozeje dhe pamjet e transmetuara për pak sekonda kanë shkaktuar shumë disktutime në rrjetet sociale, duke detyruar kanalin TRT Spor të lëshojë një deklaratë.
Në njoftimin e tij, kanali përmend ndër të tjera se, “regjinë dhe kamerat i ka marrë kanali amerikan që transmetoi ndeshjen. Të gjitha pamjet e transmetuara nga TRT Sports ishin në transmetim live nga kanali amerikan pa mundësi ndërhyrjeje. Prandaj këto imazhe, të cilat janë krejtësisht kundër politikave tona, vijnë nga kanali amerikan".
Sipas mediave turke, vajza e re ka marrë kërcënime dhe mesazhe fyese në rrjetet sociale dhe është detyruar të mbyllë llogaritë e saj.
????TRT Spor, dün geceki görüntüye ilişkin açıklama yaptı:
— Haber İsrael????️????????????️ (@ShemaNews) June 3, 2024
Dün gece A Millî Kadın Voleybol Takımızın ev sahibi ABD ile oynadığı karşılaşmada, canlı yayında ekranlara istenmeyen bir görüntü gelmiştir.
Bu rahatsız edici durum, farklı mecralarda ve yanlış bir algı eşliğinde pic.twitter.com/k0vA00gRiu
Obobo çpaska bërë more, paska nxjerrë një vajzë që gëzon lirshëm. Po burra s’kishte aty me gjoksin jashtë që ti nxirrte televizori dhe të kënaqeshin turqit.