Tjetër dëmtim tek Italia, por ylli i mesfushës nuk rrezikon duelin me Shqipërinë

5 Qershor 2024, 11:30Sport TEMA
Tjetër dëmtim tek Italia, por ylli i mesfushës nuk rrezikon

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, do të duhet të bëjë llogaritë me një tjetër dëmtim, pas atyre të Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvani.

Këtë herë nuk duhet të bëhet fjalë për diçka serioze, por nuk është gjithsesi një lajm i mirë në prag të fillimit të Europianit.

Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, këtë herë bëhej fjalë për Nicolo Barella.

Mesfushori i Inter-it, edhe për të mos rrezikuar, nuk do të jetë në fushë për ndeshjen që do ta kishte vënë përballë shokut të tij të skuadrës te zikaltrit, Hakan Calhanoglu.

Barella do të duhet të marrë veten nga një mbingarkim muskulor.

Testeve të cilave i është nënshtruar ditën e sotme nuk kanë evidentuar asgjë serioze. Për këtë arsye, gjendja e tij fizike nuk shqetëson stafin mjekësor të Italisë.

2 Komente

  1. P
    Pse nuk fitoj Kroci 4 -1 vs Gjermnise !

    Edhe Shqiperi mundet ti rrasi 4 Golla Donnadumes . Mos u ciditni bre hic

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Ore ngelen shqiptaret duke gjurmuar demtimet e kundershtareve. Po pse keshtu doni te fitoni me ta ? Po keni kelllqe shpresoni qe Italia dhe te tjeret te kene formacionin me te mire dhe mundini po mundet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje