Kombëtarja shqiptare realizon fotot zyrtare para Euro 2024

5 Qershor 2024, 11:14Sport TEMA
Kombëtarja shqiptare realizon fotot zyrtare para Euro 2024

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit.

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2026, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”

Lini një Përgjigje