Spanja, Rodri e pranon: Ndodhemi në një grup të vështirë, por synimi ynë është të fitojmë Euro 2024

4 Qershor 2024, 18:04Sport TEMA
Spanja, Rodri e pranon: Ndodhemi në një grup të

Mesfushori i Manchester City, Rodri ka folur për Euro 2024, duke thënë se gjendet në një grup të fortë, por synimi i vetëm i Kombëtares së Spanjës është ta fitojnë trofeun.

Futbollistët e Spanjës, të cilët po përgatiten për Kampionatin Europian që nga e shtuna në kampin e tyre në periferi të Madridit, thanë të hënën se synimi i tyre është të fitojnë garën. Njëri nga ta ishte ylli i City, Rodri.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë të them nëse jemi favoritë, por padyshim që Spanja është gjithmonë një nga pretendentët për titullin”, u tha gazetarëve 27-vjeçari Rodrigo Hernandez, i njohur më mirë si Rodri.


Mesfushori i Cityt ka theksuar se ka shumë kohë që Spanja ka fituar kampionatin evropian, ndaj janë të etur për një rezultat të mirë.

“Do të udhëtojmë në kampionat plot dëshirë. Ikim me mendimin se si mund të fitojmë. Që të mund të garojmë me të tjerët, të jemi të fortë, të luajmë mirë në mbrojtje dhe sulm dhe kështu të arrijmë sa më larg”.

Spanja ishte kampione e Evropës në vitet 1964, 2008 dhe 2012. Kampionati Evropian fillon më 14 qershor në Gjermani, ndërsa një ditë më pas do të takohen Spanja dhe Kroacia. Në grupin B bëjnë pjesë edhe Italia dhe Shqipëria.

“Jemi të vetëdijshëm se jemi në një grup të vështirë, me kundërshtarë të fortë. Por, qëllimi ynë është të fitojmë Kampionatin Europian”, përfundoi ylli i Cityt.

3 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Po fitoi dy ndeshjet e para, Shqiperia mund tua lere 3 pikshin Spanjes, nuk i duhet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Po cfare thua !!!??? Do jete sukses nese mundemi ne cdo ndeshje me pak se 0-3. Po shenuam ndonje gol do jete bonus.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Era

        Fluturo me pras o Piloooooooo

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje