Italia e nis afrimin drejt Euro 2024 me një barazim steril. Dhjetë ditë para fillimit të turneut, djemtë e teknikut Spalletti nuk shkuan përtej barazimit 0-0 me Turqinë, duke treguar se ka ende diçka për t’u përmirësuar në nivel tekniko-taktik dhe fizik. Në Bolonja, në pjesën e parë, pati një ritëm të ulët, hapësira të mbyllura dhe pak cilësi. Italia mundësinë më të rrezikshme e pati me Cristante, që goditi shtyllën me tentativën me kokë.
Në pjesën e dytë, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024 rriti ritmin duke ngritur qendrën e gravitetit, por idetë ishin të pakta. Retegui mbeti i pasaktë gjatë gjithë kohën dhe rezultati qendroi i mbërthyer në 0-0.
Përgatitjet miqësore për Euro 2024 i buzëqeshin Portugalisë dhe Zvicrës, që mundën bindshëm përkatësisht Finlandën (4-2) dhe Estoninë (4-0). Luzitanët fituan falë Bruno Fernandes (dygolësh), Ruben Dias dhe Diogo Jota. Austria mposhti Serbinë e Vlahovic 2-1, rezultat i njëjtë edhe për Irlandën ndaj Hungarisë. Përrallë e mrekullueshme e Josip Ilicic: rikthehet në kombëtare, futet në lojë në minutën e 59′ dhe pas katër minutash vendosi Slloveni-Armeni 2-1.
Slovenia 2-1 Armenia
Switzerland 4-0 Estonia
Romania 0-0 Bulgaria
Austria 2-1 Serbia
Ireland 2-1 Hungary
Portugal 4-2 Finland
Italy 0-0 Turkiye
Shqiperia do e rrahi Italine : 2-0
I propozoj Italineve te na e le 3- Piket e para neve ,si vende Mike ,sepse ne fud te fundit Italia ka tashme mjaft Tituj . Eshte koha per dhenje dore te Shqiperise drejt BE-s e cila padyshim ndiko ke Futbolli
Ne falim vete vitoria per Albania nostri Amici e bejem plazhe per qef
Me Italin si ta doj fati te dalim ,ishalla fitore ,por ama ate Spanj Kurven dua ta pallojme njiher vence
Italija nuk beri lojen e saj qe jemi mesuar ta shohim.Por te mos harrojme nje fakte .Luajti 90' me intesitet qe nga minuta e pare e deri ne te 90.Beri prsing ne te gjithe fushen . Cdo lojtare nuk e mbajti topin me shumese 5 sekonda ne kembe . Kjo mendoje se qe nje test per te pare se sa jane ne gjendje kundershtaret te perballojne mbulimin ne tere fushen .Luajti me shume me krahet dhe shume pak i dha rendesi lojes ne qender .Per ne ka rendesi te nxjerrim konkluzjon nga kjo skem qe paraqiten . Sa do ti rezistojme ketij presjoni ne gjithe fushen .A do jemi ne gjendje te shfrytezojme ndonje gabim te mbrojtej, sic u pa ne ne takimin me Turqine.A di ti shpetoje Broja mbrojtjes ne dhunshme ? Do shkaktojne faull para zones ,por a do jene ne gjendje lojtaret tane te shenojne sic shenuan me Lishtentejnin ? Dhe dicka qe penalizone ekipet kur nuk gjejne rrugen e rrjetes .Po hengrem gol ne minutat e para do ta kemi shume te veshtire te permbysim rezultatin . Rendesi ka rrjeshtimi ne mbrojtje . Italjanet me shume krijojne kombinime ne grup se sa aftesi individuale per te depertuar ne zonen e portjerit . Blindi ne mbrojtje do te jete i domozdoshem ne minutat e para te te dy pjesve te lojes .Do jete mbrekulli te marrim nje barazim .