Rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, Kroacia viziton Vatikanin: Merr bekimin nga Papa Françesku

5 Qershor 2024, 22:14Sport TEMA
Rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, Kroacia viziton

Kombëtarja e Kroacisë vizitoi sot Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë të Vatikanit. Shoqata Kroate e Futbollit (HNS) dërgoi ekipin e futbollit në Vatikan për një pritje me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun.

 Ky i fundit, sot në një takim privat ka pritur futbollistët dhe trajnerin Zlatko Dalic.

Papa vlerësoi kombëtaren kroate për arritjet e saj, si vendi i tretë në Kampionatin e fundit Botëror në Katar.

Kroatët morën bekimin e tij edhe para Euro 2024, i cili do të organizohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik.

Presidenti i federatës kroate, Marijan Kustic i dhuroi Papës një dhuratë simbolike, fanellën e kombëtares kroate.

Kujtojmë se në Grupin B të Euro 2024 Kroacia luan kundër Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës.

2 Komente

  1. m
    maks

    hahaha hajt urime pra

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Me kete veprim e hengri Kroacia. Papa eshte zbjelluar nga te gjitha anet...., keshtu do katandiset kroacia, lojtaret jane ne nje moshe me Papen, mos e kane ftuar te lozi me kroacine.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje