A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe çfarë po i tremb analistët?

18 Nëntor 2025, 17:13Hi-Tech TEMA
A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe

Tregjet amerikane të teknologjisë kanë pësuar rënien më të madhe që nga prilli i kaluar, duke ringjallur frikën se “flluska” e inteligjencës artificiale mund të plasë. Dhe kur sektori i AI mban mbi shpinë gjithë bursën, lëkundjet janë të forta. Vetëm aksionet e lidhura me AI kanë sjellë 75% të rritjes së S&P 500 (indeksi që përfshin 500 kompanitë më të mëdha në SHBA) që nga ardhja e ChatGPT.

Shtatë kompanitë gjigante (Magnificent Seven), Nvidia, Microsoft, Apple, Alphabet, Amazon, Meta dhe Tesla, tashmë vlejnë më shumë se e gjithë ekonomia e Kinës. Vetëm Nvidia vlen më shumë se Japonia.

A jemi para një flluske të re teknologjike, si ajo e dot-com në vitet 2000? Ekspertët janë të ndarë.

Një pjesë e analistëve paralajmërojnë se shenjat janë të ngjashme me vitet ’90: investitorët blejnë në çdo rënie tregu; tregu beson se “këtë herë është ndryshe” falë teknologjisë së re; ndërsa fitimet për shumicën e kompanive, jashtë të mëdhenjve, janë zero.

Por dallimi kryesor me vitin 2000 është se sot gjigantët e AI prodhojnë fitime reale. Çmimet janë të larta, por jo aq spekulative sa dikur: vlerësimi mesatar i “Magnificent Seven” është gati gjysma e atij të kompanive teknologjike gjatë flluskës dot-com.

Megjithatë, një problem tjetër po del në sipërfaqe: AI nuk ka mungesë kërkese, por mungesë infrastrukture.

Kompani si CoreWeave dhe Oracle kanë qindra miliarda dollarë kontrata në pritje, por nuk kanë energji elektrike dhe kapacitete ndërtimi për të ngritur qendrat e të dhënave brenda afateve.

Kjo krijon “paradoksin e prapambetjes”: paratë, klientët dhe marrëveshjet ekzistojnë, por mungon fuqia, toka dhe rrjeti elektrik për të përballuar kërkesën.

Sipas analistëve, faza e ardhshme e AI nuk do të varet nga kush ka më shumë para për të shpenzuar, por nga kush ka akses në energji, tokë dhe kapacitet ndërtimi.

Thelbi? Edhe nëse flluska shpërthen, teknologjia nuk zhduket. Sfida e vërtetë për AI nuk është tregu, por kufijtë fizikë: a ka mjaft energji dhe infrastrukturë që bota të mbajë ritmin e saj.

7 Komente

  1. A
    Agathia

    Po me Diellen ç’ndodhe pastaj?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Modern Times

      Easy come, easy go. Mirepo do te mbetet Meloni.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zhvejku

      Bota do sundohet nga ai shtet qe do zotëroj energjinë, dhe deri tani favoritë është Rusia, se ka më tepër centrale bërthamore dhe lëndët e para të energjisë. Bota pa resurset e Rusisë do e ketë shumë të vështirë të përparojë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elis

        Ja ke fut kot plako, s'ke kuptuar thelbin e artikullit.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fpa

        Aman se mos shperthen qytetari dixhital, se do te jete mynxyre e madhe

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anarko-Sindikalisti

          https://youtu.be/dQAjGsvyYKY?si=7yNcRb88U7ek0IYH

          Përgjigjjuni
          1. T
            Treni

            Dy opsione ka: 1. E ashtu quajtura "AI" qe eshte thjeshte MLL (Machine Learning Language) do thyeje ekonomine boterore. 2. Te gjitha ato lek do humbasin, dhe fituesit do jene vetem disa prej sherbimeve si ChatGTP ose ndonje tjeter. "AI" nuk do mund te nxjerre dot kurre ato lek qe jane hedhur e qe me kot hidhen ne te. Mund te gjesh programe MLL falas sa te duash ne Internet po te kerkosh. Sidoqofte, komplimente zonjes Mira Murati per avancimin e kesaj teknologjie.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje