
Elon Musk ka thënë se robotët e tij të rinj Optimus, do të marrin tipare të personalitetit dhe memories njerëzore – por ç’do të thotë njeriu më i pasur në botë me këtë?
Robotët humanoidë janë në rritje, thotë Musk. Optimus është një robot me qëllime të përgjithshme, një lloj roboti pune. Detyrat e tij fillestare do të jenë punët e përsëritura, të mërzitshme ose të rrezikshme – në thelb, një punë që njerëzit nuk duan ta bëjnë, shtoi ai.
Në fillim, dukej si një tjetër nga shakatë e Musk, por siç u kuptua shumë shpejt, ky është një projekt i vërtetë dhe Tesla pritet ta prezantojë robotin Optimus këtë shtator dhe deri në fund të vitit 2023 ai do të jetë gati për prodhim masiv.
Elon Musk ka shpresa të mëdha për një të ardhme me robotë humanoidë.
Ama gjëja me e çuditshme që ai ka thënë, është se ai mendon se është e mundur që njerëzit të jenë në gjendje të shkarkojnë kapacitetet e tyre të trurit në një Optimus.
“Fillimisht ne mund të shkarkojmë gjërat që besojmë se na bëjnë unik,” tha ai. “Tani, sigurisht, nëse nuk jeni më në trupin tuaj, padyshim që do të ketë një ndryshim, por për sa i përket ruajtjes dhe konservimit të kujtimeve dhe personalitetit tonë, mendoj se ne mund ta bëjmë këtë.”
Musk foli gjithashtu për dizajnin dykëmbësh të robotit.
“Njerëzimi e ka projektuar botën që të ndërveprojë me një trup humanoid dykëmbësh me dy krahë dhe dhjetë gishta,” tha ai. “Pra, nëse duam të kemi një robot të përshtatshëm dhe të jemi në gjendje të bëjmë gjëra që njerëzit mund t’i bëjnë, ai duhet të ketë afërsisht të njëjtën madhësi, formë dhe aftësi.”
Musk shtoi se tashmë kujtimet tona janë të ruajtura në telefonat dhe kompjuterët tanë me foto dhe video. Kompjuterët dhe telefonat celularë po zgjerojnë diapazonin e komunikimit njerëzor dhe po bëjnë të mundur kryerjen e gjërave që dikur konsideroheshin të pamundura.
Të paktën deri tani, duket se planet e Musk ngjasojnë me ato të shumë miliarderëve të tjerë përfshi rivalin e tij kryesor, Jeff Bezos, të cilët po investojnë në AI dhe teknologji të cilat mund të bëjnë të mundur simulimin e një personi që mund të mos jetë më mesh nesh, zërin e tij, pamjen, mimikat, shprehjet e tij mbase edhe një pjesë të personalitetit të tij, në një avatar apo edhe një robot fizik.
Kjo lloj teknologjie do ta bënte vërtetë të mundur atë që Musk e quan ‘konservim të eksperiencës njerëzore’ e cila është po aq interesante sa edhe e frikshme.
pordhe me rigon