Ndryshe nga rivalët e tij Samsung dhe Huawei, Apple ende nuk ka nxjerrë një celular të palosshëm, edhe pse flitet se po punon për një të tillë.
Por, disa “YouTuber” kinezë kanë krijuar vetë një iPhone që paloset dhe e kanë quajtur iPhone V. Për të bërë diçka të tillë ata kanë përdorur një iPhone X dhe mekanizmin e palosjes së Motorola Razr.
“Na u deshën më shumë se 200 ditë për ta krijuar dhe rreth 1000 dollarë”, thonë kinezët e kanalit Technological Aesthetics. Prototipi i tyre ngjan shumë me Samsung Galaxy Z Flip.
Nga 7 prodhuesit më të mëdhenj të “smartphone” në botë, 6 prej tyre kanë prezantuar të paktën një celular që paloset (Samsung, Motorola, Huawei, Oppo, Xiaomi dhe Vivo), ndërsa vetëm Apple ende jo.
Nuk ka asgjë më të mirë se sa njerëzit të bëjnë gjëra ekstreme pa asnjë arsye, përveç kuriozitetit dhe dëshirës për të arritur një qëllim. E shoh pasionin, kjo ishte ndoshta videoja më frymëzuese që kam parë kohët e fundit
科技美學願意花大錢製作這這麼有意思的計畫真的值得鼓勵!
Tamam kinezeri, si ne kohen e para 90`kur e zbukuronin Zukun e druve me stemen e mercedesit ! Hahahahahahahaaaaaa