Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

4 Korrik 2023, 17:27Hi-Tech TEMA
Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

 

 

Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vitet e fundit, falëinternetit dhe revolucionit dixhital është shumë herë më i shpejtëse revolucionet e mëparshme industriale”.

 

Revolucioni dixhital ka sjellë shumë përfitime për njerëzimin. Interneti është fenomen, i cili është kthyer në mjetin më tërëndësishëm në jetët tona me ndikimin e jashtëzakonshëm nëkrijimin e teknologjive të reja me burim idetë inovatore ngaindividë të apasionuar. Këto ide, janë kthyer në startupe e kompani, të cilat po dominojnë skenën botërore të biznesit dhetë cilat kanë vlerën e tyre të tregut, shpesh më të madhe se GDP-të e disa shteteve.

 

Ky revolucion, njëkohësisht ka sjellë një kërkesë tëvazhdueshme dhe në rritje për qasje në internet nga e gjithë bota, për të krijuar shanse dhe mundësi të barabarta për çdo popull, nëçdo cep të botës. Aktualisht, sipas Statista, në Prill të vitit 2023 kemi 5,18 miliardë përdorues interneti në të gjithe botën qëpërbëjnë rreth 64,6% të popullsisë globale.

 

Big Tech & Telco – Një Betejë Titanësh

 

Gjigandët e teknologjisë, të ashtuquajtura Big Tech, kanë nëobjektivat e tyre kryesore mbulimin me internet në çdo cep tëglobit. Nga kjo, kuptohet se nëpërmjet ofrimit të rrjetit(Internetit) tek sa më shumë njerëz do të thotë një treg më imadh ofrimi të shërbimeve të reja, gati magjike nga ana e tyre.

 

Mirëpo ndërkohë që ne shikojmë dhe mahnitemi ngafunksionalitetet e reja nën kontrollin tonë, duhet të kuptojmë se të gjitha këto bëhen të mundura edhe me zhvillimin paralelisht tënjë infrastrukture të nevojshme fizike & dixhitale; që nis me shtrimin e rrjetit, fibrat optike, rritjen e fuqisë kompjuterikenëpërmjet procesorëve më të fuqishëm dhe transmetimit tëshpejtë të të dhënave, rrjetit 5G, cloud computing etj.

 

Këto investime në infrastrukturë dhe rrjet kanë qenë prioritet përkompanitë e Telekomunikacionit të ashtuquajtura Telco. Kemi qenë dëshmitarë të evolucionit të internetit nëpërmjet të dhënave(data) nga shërbimet me internet 2G, e me pas 3G, 4G e tashmëdrejt 5G apo 6G dhe garës së pandalshme nga kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri e rajon për ta përvetësuar i pari.

 

Një garë, për ta poseduar i pari. Pasi kjo nënkupton më shumëshpejtësi, më tepër fuqi transmetimi të dhënash, më tepërbandwidth dhe me shumë potencial për aplikime të reja, duke lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin mes shërbimeve qëtashmë po kalojnë në Cloud.

 

Por me çfarë kosto?

 

Nderkohë që ne kërkojmë më shumë, më shpejt dhe pse jo mëlirë, kompanitë Telco, kryesisht në Europë janë të shqetësuara se investimet në rritje nuk po përkthehen në të ardhura tëmjaftueshme në bilancet e tyre.

Ritmi i evolucionit të tekonologjive të reja, pothuajse kërkonvazhdimisht “upgrade” të infrastrukturës në mënyrë të shpeshtëdhe pa lënë kohë të mjaftueshme (si një dekadë më përpara) qëkostot e investimeve të ktheheshin në disa vite.

 

Rrjedhimisht, këto kompani në mënyrë që të vijojnë investimet e tyre janë duke kërkuar alternativa për të qenë të qëndrueshme.  Ato kërkojnë që një pjesë të kostos ta ndajnë me konsumatorëtmë të mëdhenj të rrjetit, të cilët janë gjigandët Big Tech!

 

Koncepti Fair Share!

 

Sipas një raporti nga kompania kanadeze Sandvine, gjigandët e teknologjisë si Google, Netflix, Facebook, Microsoft, Apple dhe Amazon gjeneruan pothuajse gjysmën e trafikut në internet.

 

• Për këtë arsye, operatorët e telekomunikacionit kërkojnë qëshërbimet që konsumojnë kaq shumë të dhëna (data) – tëtilla si Tik Tok, Netflix apo YouTube – të paguajnë disanga kostot për këto investime, pasi, sipas tyre këta janëpërfituesit e mëdhenj.
 

• Për këtë kanë kërkuar ndihmën e Komisionit Europian, i cilika kërkuar që të bëjnë një marrëveshje, ku e gjithë industriatë kontribuojë në mënyrë proporcionale në kostot e tëmirave publike, shërbimeve dhe infrastrukturës. Ky kontribut priret të ndikojë në objektivat e BashkimitEuropian për 2023 për të lidhur mbi 45 milionë qytetarë me rrjetin 5G.
 

• Nga ana tjetër, kjo përpjekje për një FairShare ka gjeturkundërshtimin e kompanive të teknologjisë, sepse sipas tyrekjo përbën një shkelje të parimit të Net Neutrality dhediskriminon në thelb disa shërbime të caktuara online (atoqë nuk munden të paguajnë do të kenë me pak akses nënet?).


Ato komentojnë se lëvizje të tilla nuk sjellin përmirësim nëakses por mund të sjellin shërbime të përkeqësuara – si përshembull video me cilësi me të ulët – të cilat shpenzojnë më pakhapësirë/ngarkesë në rrjet. Sipas Big Tech, ai që duket se mundtë humbasë nga cilësia e shërbimeve do të jetë konsumatori.

 

Por a jemi gati si konsumatorë të ‘sakrifikojmë’ nga cilësia e shërbimeve?

 

Historia tregon të kundërtën.

 

Pretendimet e njerëzve me evolucionin e teknologjisë rriten po ashtu. Ne nuk mund të pranojmë të kemi internet të ngadaltë. Ne shqetësohemi kur një foto apo video vonon të qindtat e sekonditpër t’u transmetuar nëpërmjet Whatsapp…apo e kemi tëpamundur të pranojmë që të shohim video jo-cilësore tëYouTube në ekranet e mëdha TV me megacilësi.

 

Alternativat dhe kërkesa jonë është gjithmonë për më shumëshpejtësi…një rrugë e pakthyeshme.

 

Si përfundim

 

Jemi në një betejë titanësh, për të ofruar shërbime tekkonsumatori e cila, duke parë pushtetin dhe ndikimin e palëvepritet të zgjasë për vite apo dekada. Ndërkohë që kostoja e inovacionit “disruptiv” me këtë ritëm nuk është e lirë.

 

Dhe me kaq shumë inovacione, të përshpejtuara nga zhvillimet e teknologjisë, të cilat kanë nevojë të konsumojnë gjithmonë e mëshumë të dhëna dhe rrjet, kostot financiare priren të rriten si përbiznesin (konsumatori i madh) ashtu edhe për individin.

 

Ndërkohë që ky debat është i ndezur në Europë, SHBA e mëgjerë,  edhe në Shqipëri duhet të marrë rëndësinë e duhur dhe tëmerren masa paraprake. Ne si vend, sidomos në dritën e ngjarjeve të fundit e kemi treguar që jemi pjesë e një tregu tëpërbashkët dhe afektohemi menjëherë. Kjo u pa, se sa tëndikueshëm ishim nga rritja e kostove të lëndës së parë, karburanteve, të energjisë dhe të produkteve të tjera në tregunglobal përgjatë pandemisë apo nga lufta në Ukrainë.

 

Në të njëjtën mënyrë është brenda të arsyeshmes, që për sa kohëkemi çmime të rritura të energjisë apo të lëndëve të para thelbësore për investimet e reja, edhe industria në fjalë nëShqipëri mund dhe do të ketë inflacion dhe rritje të çmimeve.

 

Ndaj, në mungesë të një zgjidhje në afat të shkurtër të kësajpërplasje titanësh, ajo që duket e pashmangshme është që barra e kostos së inovacionit do të kalojë tek konsumatori final. Sa do tëjetë kjo kosto dhe a do të jetë e përballueshme për xhepat e tyre, kjo mbetet ende për t’u parë.

 

Përgatiti: Gerti Boshnjaku – Themelues i Business Mag

 

Lini një Përgjigje