
Qyteti i Elbasanit, zakonisht nëpër media përmendet negativisht, tashmë prej vitesh.
Por qyteti i të madhit Aleksandër Xhuvani, në fakt ka edhe ngjarje të cilat duhen vlerësuar.
Një prej tyre ndodhi këtë fundjavë.
Ervin Skënderi, një i ri i apasionuar pas makinave, ka mbledhur “bishat e rrugës” 4X4 nga gjithë Shqipëria, për të organizuar një event ndryshe në Elbasan.
Dhjetëra makina pasi janë mbledhur në qendër të qytetit, ku është mbajtur edhe një ceremoni e shkurtër, janë nisur drejt Cërajës dhe Funarës, dy nga destinacionet turistike të Elbasanit.
Spektakli i dhuruar në rrugë nga këto makina ka tërhequr shumë njerëz kuriozë, ndërsa organizatori Skënderi thotë se synojnë që ky event të mbahet çdo vit, për të “zgjuar” paksa nga gjumi qytetin e Elbasanit dhe të mos përmendet më vetëm negativisht, por edhe për aktivitete të tilla të këndshme, që promovojnë për mirë qytetin.
Lini një Përgjigje