Rama: Presim sulme të tjera kibernetike nga Irani

19 Shtator 2022, 18:50Hi-Tech TEMA
Rama: Presim sulme të tjera kibernetike nga Irani

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike në shënjestër të të cilave ishte edhe vendi ynë.

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama u shpreh se që Irani qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri është fakt jo akuzë ndërsa shtoi se vendi është i përgatitur për  sulme të tjera nga Irani.

“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoft dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre në kryeqytetin tonë e të vijonte punën. Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, Duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kibernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjo po ndodh”, tha Rama.

Autorët e sulmeve kibernetike në Shqipëri kanë publikuar të hënën email-et zyrtare ku tregoheshin planet për të eliminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë, kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Me vjen keq per democratet arnautas,ky eshte kanal i republikanve,ultra conservator,pro Trump. Qenka edhe ky Grenell,jua mori edhe kete ju democrateve.Ndoshta e shkep kete.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cecua

      @ Tirona ,tamam ja u mori corape kuqi i ka ik pjeshka sales ,lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje