Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në VivaTech 2022

3 Qershor 2022, 18:32Hi-Tech TEMA

Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në VivaTech 2022

Eventi më i madh i start-ups në Evropë, Viva Technology 2022, është gati të hapi dyert e
edicionit të 6-të këtë qershor në Paris dhe Geek Room është i lumtur të konfirmojë se, në
bashkëpunim me Vodafone, do të raportojmë në kohë reale rreth risive dhe produkteve më
futuristike.

Qëllimi kryesor i VivaTech është ndihmimi i gjeneratës së re të startups në krijimin
dhe zhvillimin e tyre. Këtë vit në VivaTech pritet të marrin pjesë më tepër se 2,000 ekspozues.
Për sa i përket kompanive pjesëmarrëse, shumica prej tyre do të jenë pjesëmarrës “të vjetër” të
këtij eventi, por nuk do të mungojnë dhe kompanitë që do të shfaqin teknologjitë e tyre për herë
të parë gjatë VivaTech. Ndër këto kompani mund të përmendim Microsoft, Meta, Google,
LVMH, Audi, Renault, Binance e shumë të tjera.

Në VivaTech këtë vit presim të shohim më shumë taksi fluturuese, autobuzë
atonom, robotikë e përfshirë në më shumë fusha të jetës, makina të së ardhmes tejet të
përshtatshme me mjedisin, teknologji VR dhe AR në majat e përdorimit të tyre si dhe për më
ëndërrimtarët: Në VivaTech do të provojmë se si mund të jetë jetesa në planetin Mars.

VivaTech është gjithashtu vendi i duhur për të dëgjuar nga afër personazhet më të
rëndësishëm të botës së teknologjisë. Ndër ata të cilët janë konfirmuar përmendim: CEO dhe
themeluesi i Snapchat Evan Spiegel, CEO dhe themelues i Biance Changpeng Zhao, CEO i
Linkedin Ryan Roslansky, si dhe të tjerë përfaqësues nga Apple, Meta, Salesforce, LVMH,
Renault, Microsoft, Wikipedia, Bashkimi Evropian etj. Me Parisin që bëhet gati të
pres Lojrat Olimpike 2024, VivaTech do të shërbejë gjithashtu si një hapsirë dedikuar teknologjive të reja që do të përdoren gjatë eventeve sportive. Geek Room dhe Vodafone ju ftojnë të na ndiqni në Instagram dhe web nga data 16 deri në 18 qershor.

Lini një Përgjigje