
Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambjentin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli duhet ta diskutojë më pas me qeveritë dhe që do të jetë në drejtim të politikës ambientale të Bashkimit Europian në vitet e ardhshme.
Dokumenti është pagëzuar me emrin «Fitfor55». Në paketën e masave përfshihet dhe heqja nga qarkullimi brenda vitit 2035 të të gjithë automjeteve me naftë apo benzinë. Një masë që ende nuk është miratuar nga mazhoranca në komisionin europian pasi parashikohen pasoja shumë të forta në të gjithë industrinë automobilistike
Fitfor55 – është një projekt i Bashkimit Europian për të garantuar një të ardhme më të gjelbër dhe një nivel më të ulët të ndotjes dhe e merr emrin nga një objektiv të fiksuar për vitin 2030: reduktimin me 55% të të gjitha emetimeve ndotëse. Një tjetër ndihmë për realizimin e këtij projekti është dhe rritja e energjisë së rinovueshme me 40% brenda këtij dhjetë vjecari.
Por pika më e diskutuar mbetet ajo e automjeteve, pasi synohet heqja nga qarkullimi i të gjithë mjeteve me motor termik, pasi do të ketë hapësirë vetëm për motorët elektrike.
Por përvec industrisë automobilistike kundërshtim për këtë plan ka shprehur dhe zëvendësi i presidentes së komisionit europian, Frans Timermans. Ai u shpreh se industria në fjalë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk ka se pse të vështirësohet dhe më shumë situata. Ai madje e cilësoi si kaotik këtë projekt.
Por do të ketë kohë për ndërmjetësim pasi pas votimit të asamblesë do të nisë një fazë e re negociatash me qeveritë e secilit shtet anëtar në Bashkimin Europian.
Dhe me çfarë do zevendesohen me makina elektrike, prodhimi baterive krijon ndotje gjithashtu , po edhe riciklimi tyre eshte nje problem me vete.Dhe per momentin Kina prodhon 80% te baterive ne bote , imagjinoni nje pandemi apo nje konflikt me Kinen çfarë do ndodhi me baterite.Mos te flasim per rikarikimin e baterive qe zgjat minimumi 2-3 ore.Per ata qe bejne rruge te gjata makina elektrike te merr ne qafe.Mua me duket me shume pune lekesh se sa ndotje e ambjentit.
DUHET TE NDALOHET PRODHIMI I MAKINAVE TE PERDORIMIT PUBLIK ME SHPEJTESI MBI 80 MILJE NE ORE. MILIONA NJEREZ HUMBIN JETEN CDO VIT NGA AKSIDENTET SE MAKINAT KANE SUPER SHPEJTESI. PRODHUSIT E MAKINAVE DHE AUTORITETET E TJERA E DIN SHUME MIRE PASOJAT NGA PRODHIMI I MAKINAVE TE SHERBIMIT PUBLIK DHE PERDORIM PUBLIK ME SHPEJTESI SKETERRE 180 MILJE(260KM) NE ORE POR E BEJNE QELLIMISHT TE SHKATERROHEN MAKINA NGA AKSIDENTET SE DETYRIMISHT DO ZEVENDESOHEN ME TE REJA. MENDOJNE SI TE PASUROHEN SA ME SHUME DHE ASPAK SI TE PARANDALOJNE HUMBJET E JETEVE TE PA FAJSHME NGA AKSIDENTET. NJE E KEQE E MADHE E SISTEMIT KAPITALIST ESHTE FAKTI QE VIHET PARAJA MBI JETEN E NJERIUT.
Leku leter