Kuvendi tenton të zgjojë nga "gjumi" profesor Bibën: Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregun e telefonisë celulare

17 Maj 2022, 14:23Hi-Tech TEMA

Kuvendi tenton të zgjojë nga "gjumi" profesor Bibën:

Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që të mbajë nën monitorim tregun e telefonisë celulare pas ndryshimeve që ka pësuar ky i fundit nga përqendrimi i autorizuar.

“Të mbajë në monitorim përqendrimin e autorizuar në tregun e telefonisë celulare me qëllim vlerësimin e efekteve që do të sjellë në treg ndryshimi i kontrollit të shoqërive respektive",thuhet në një prej pikave të rezolutës së Kuvendit drejtuar AK-së për vitin 2022.

"Të angazhojë kapacitetet administrative të institucionit për intensifikimin e monitorimeve dhe përfundimin në një kohë të arsyeshme të procedurave hetimore jo vetëm në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit, por edhe në tregjet e tjera referuar rekomandimeve të BE-së dhe OECD-së (Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik), si në tregun e tregtimit të vajit vegjetal, tregun e tregtimit të karburanteve, tregun e shërbimeve të telefonisë celulare, barnat dhe pajisjet mjekësore” thuhet në dokument.

Po kështu është kërkuar që autoriteti të përfshihet më shumë në nxitjen e reformave që promovojnë konkurrencën në procedurat e prokurimit publik, si dhe të organizojë tryeza për bashkësinë e biznesit në mënyrë që të sigurohet konkurrenca në procedurat e prokurimit publik.

 

Lini një Përgjigje