
Tirana Slush'D, eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, bëri bashkë në ambientet e Piramidës së Tiranës përfaqësues të lartë të qeverisë dhe drejtues kompanish për të mbështetur të rinj sipërmarrës dhe ekosistemin e start-upeve.
I frymëzuar nga formati i njohur “Slush”, ky event mori mbështetje maksimale edhe nga Grupi BALFIN, ndërsa u përqëndrua plotësisht mbi rëndësinë e inovacionit në biznes.
Mes të ftuarve që morën fjalën, Samir Mane, Presidenti i Grupit BALFIN, e konsideroi inovacionin si një filozofi thelbësore për çdo sipërmarrës që duhet drejtuar nga guximi për të ndërmarrë risqe. “Është e rëndësishme të kemi një mendësi të guximshme. Nëse unë nuk do të kisha marrë përsipër rreziqe, Grupi BALFIN nuk do të ishte sot këtu”, theksoi Mane.
Tirana Slush’D mirëpriti 10 start-upe, ku 4 prej tyre u shpallën si më të mirat në inovacion.
Juria e ngarkuar për ndarjen e çmimeve përbëhej nga: Themeluesi i Slush’D dhe zhvilluesi i lojës celulare “Angry Birds”, Peter Vesterbacka, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleeve, Presidenti i Kapitullit të KFSEE, Ardian Hoxha, Zëvendësministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Sokol Duma, si dhe nga partneri gjeneral në firmën “Zero One Hundred VC”, Michael Csonga.
“Bliss”, platforma e parë e terapisë online në Shqipëri për problemet e shëndetit mendor, ishte një nga nismat fituese. Krijueset e saj, falë mbështetjes nga Ambasada Finlandeze dhe Grupi BALFIN, do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Finlandë për të prezantuar produktin e tyre për investitorë të huaj.
Një tjetër nismë fituese ishte “Garazhi”, e cila ka për qëllim transformimin e tregut të automjeteve në Shqipëri dhe Ballkan. “Garazhi” do të përfitojë një kredi prej 100,000 € nga Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN, për të zhvilluar aktivitetet e saj.
Gjithmone e me shume duhet te mbeshteten iniciativa te tilla. Eshte e vertete qe 90% e start ups deshtojne por ato qe rezistojne sjellin ndryshimet rrenjesore ne shoqeri. Shihni rastet e suksesit ne jo vetem ne USA dhe Perendim, por ne Kroaci dhe Serbi, dhe do ta kuptoni sa te vonuar jemi. Uroje qe dhe biznesmene te tjere, do ta perqafojne kete nisem te Balfin, per te patur gjithmone e me shume ide fituese nga vendi yne, qe neser mund te jene konkuruese ne mbare boten.
Mir e ke ti, por financimi e mbeshtetja duhet te ndodhi ne ambjente ku tregjet jane formuar e egzistojne. Ne Shgiperi nuk ka tregie, ne Shgiperi ka vende ku behet pazar nga pazarcini e seksere ge garkullojne mallin e vjedhur duke e blere me para te viedhura. Keto aktivitete si ky me lart jane ne fakt show dhe nuk kane asgje te perbashket me krijimin e platformave mbeshtetese. Larie parash, fshehie parash, fasada mediatike, PR e krijim imazhi ja cfare jaane. Eshte e gjitha fasade dhe perdorin nierez naive ge nuk e dine se po perdoren. A e ke pare ge vete keto korporata jane si emra pa njerez, ose ju njihet Pronari si ne mesjete. Kush eshte CFO i kompanise me te madhe ne Shgiperi? Po COO i Bankes me te madhe ne Shgiperi, po Kryeinxhinier i Fabrikes me te madhe ne Shaiperi? Anonime sepse nuk ka, ka thjesht nje Pronar dhe puntore. Pronarit ne Shgiperi nuk i dub dije, nuk i duhen styafe ekspere me ide, projekte, inovime, zbulime. Pronarit Shgiptar g kane dhene politikanet parate e tyre ti luaj i duhet vetem kontakti me TE MADHIN e rradhes per te marre biznes te ri, kontrate te re, toke te re, treg te ri, monopol te ri. Shgiperia eshte akoma feudale dhe otomane ne menyren si funksionon ne niveln shteteror dhe ate social. Pa shembur keto forma e ndertuar forma moderne - cdo ide e perpiekje eshte e destinuar te zhytet ne keneten feudale te interesave.