Një tranzit i suksesshëm drejt digjitalizimit. Ja shifrat që e dëshmojnë!

1 Shkurt 2023, 20:18Hi-Tech TEMA
Një tranzit i suksesshëm drejt digjitalizimit. Ja shifrat që e

 

E po, dihet! Çdo gjë e re me të cilën përballemi është deri diku sfidë. Ndaj ishte normale që, kur qeveria njoftoi se nga 1 maji i vitit 2022 sportelet fizike do të mbylleshin dhe shërbimet shtetërore do të kalonin online, ngritëm pyetje të tipit: Sa gati jemi? Do arrijmë të mësohemi dot me sistemin e ri? Do t’ua marrim shpejt dorën aplikimeve online? Do arrijmë t’i përftojmëshërbimet në kohë? Shqetësimi ka qenë i madh, por vetëm nëperceptim, pasi duket se në praktikë shifrat dëshmojnë tëkundërtën: se si qytetarët edhe binzeset ua morën dorën “sporteleve” virtuale shpejt. Koha e shpenzuar për të përftuar këto shërbime u shkurtua dhe mbi të gjitha, u ul kostoja financiare (ku jemi më të ndjeshëm të gjithë!)

Por le të flasim me shifra deri në fund. Në portalin e-Albania ofrohen 1,227 shërbime elektronike (përgjigje për merakun tonëse a do të gjejmë të gjitha shërbimet që na duhen). 2.7 milionë qytetarë dhe biznese morën shërbime në e-Albania (prova se, pavarësisht merakut, ia morëm shpejt dorën portalit). Brenda një viti u gjeneruan 6.5 milionë dokumente me vulë elektronike(prova se digjitalizimi u shfrytëzua në maksimum!). U regjistruan 8.5 milionë aplikime për shërbime. 195,545 aplikime për licensa, leje dhe autorizime doganore për qytetarët dhe bizneset. U gjeneruan 4,027,626 certifikata të Gjendjes Civile me vulë elektronike, në shqip dhe gjashtë gjuhë të huaja. Nga ana tjetër, sistemi nuk ka menduar vetëm për të huajt në vendin tonë, por edhe për bashkëatdhetarët jashtë vendit, të cilët përftuan një sërë shërbimesh online (që më përpara duhet të vinin në Shqipëri që t’i aksesonin, çka ka pasur kosto kohe dhe parash për ta).

Por përtej shifrave dhe analizave sasiore, edhe analizat cilësore flasin për një tranzit të suksesshëm në shërbimet digjitale, të cilat përballuan me sukses edhe sfida të mëdha si pandemia apo sulmet kibernetike. Pensionistët dhe grupet më vulnerabël të shoqërisë morën shërbim online. U eleminuan raportet mjekësore në letër, falë automatizimit të raportit mjek-pacient-punëdhënës. Të njëjtin fat pati edhe raporti mësues-nxënës-prindër, falë digjitalizimit të shërbimeve arsimore. Edhe fermerët përftuan online nga Skema Kombëtare Mbështetëse. Procedurat për bizneset u lehtësuan, si për shembull, ato mund të pajisen me certifikatën e fiskalizimit brenda 60 minutave nga aplikimi.

Nuk është çudi që, ndryshe nga shërbimet e kryera fizikisht, shërbimet online ecin më shpejt, pasi këto shërbime janë të aksesueshme jo më në 8-orarëshe gjatë 5 ditëve të punës, siç ndodhte me sportelet fizike, por 24 orë në 24, 7 ditës të javës. Pa ndalim. 58 sisteme digjitale ndërveprojnë në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit që gjithë ky fluks kërkesash të adresohet në kohën e duhur.

Kur analizon gjithë këto shifra, vlerësimi që Shqipëria ka marrëpër procesin e digjitalizimit nuk është aspak surprizë. Jo më kotvendi ynë u rendit ndër më të avancuarit në shërbimet digjitale nga Brukseli,  në një raport të Komisionit Evropian. Edhe OKB-ja e renditi Shqipërinë të 8-ën në Evropë për zhvillimin e shërbimeve publike elektronike, kurse një institucion prestigjioz financiar si BERZH-i u shpreh vitin që lamë pas se vendi ynë është i pari në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital.

Nëse e tashmja është pozitive, e ardhmja do të jetë edhe mëpozitive, duke pasur parasysh që programe të ndryshme janëzhvilluar e po zhvillohen për të rritur një brez digjital: në disa shkolla ka nisur kodimi që në klasë të parë, laboratorë TIK janëhapur në të gjithë vendin dhe një sërë projektesh synojnëedukimin digjital të të rinjve.

E tashmja dhe e ardhja kanë një emërues të përbashkët: digjitalizimin!

 

1 Komente

  1. P
    Phoenix

    Kur dixhitalizimi militarizohet nga nje shtet me prirje totalitare, eshte gjithmone kunder interesave te njerezve. Teknologjia mund te perdoret dhe per mire por dhe per keq. Ne kete rast po perdoret per keq, dhe kjo pa u konsultuar fare dhe pa aprovimin e shumices se popullsise ne Shqiperi.

    Lini një Përgjigje