Prej datës 1 janar 2023, Shqipëria do të ketë vetëm dy operatorë celularë. Dy operatorët, ONE dhe ALBtelecom do të bashkohen ligjërisht, në përfundim të një procesi të nisur pas blerjes së tyre nga grupi hungarez 4iG.
Bashkimi i tyre do të krijojë kompaninë më të madhe të shërbimeve fikse dhe celulare në vend për nga numri i klientëve.
Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ONE dhe ALBtelecom në fund të tremujorit të tretë 2022 zotëronin pothuajse 1.8 milionë klientë aktivë të shërbimeve celulare (më shumë se 52% të totalit) dhe 112 mijë klientë të shërbimit të internetit fiks (rreth 20% të tregut).
Numri i operatorëve në treg do të ulet nga tre në dy, numri më i ulët që prej vitit 2008, kur pikërisht ALBtelecom pati nisur aktivitetin në këtë treg, nëpërmjet kompanisë së saj celulare, Eagle Mobile.
Dhe ja kthim pas në kohët "e arta". Dhe një marrëveshje në prapaskenë. Dhe është e kot ta quash oligopol. Në fakt do të jetë MONOLOL i pastër. Nga këto që në AL ka me shumicë dhe bëhen me shumicë. Gëzuar vitin e ri. (Me moton t'ja fusim sa më thellë sa krahu atij populli).
Populli si perfer populli
Jepjani Greqise o Osmanllinj. Sa me mire dhe e pasur Greqia kaq me shume Emigrante do vijne ne Kakavije apo Mavromatis. Kaq me shume para do vijne ne Arnautistane. Clirohuni nga Turqia dhe armiqte e Pirros nga fashistet e Romes o te Mallkuar. Mis kini frike nga Arvanitet,Epirotet o bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj. Bashkohuni me Greqine sa nuk "eshte vone".
Fatkeqsi e madhe per popullin SHqiptare se krijohet monopol dhe humbet konkurenca qe mund te ule çmimet, por sme duket interesante se eshte ne natyren e bisnesit SHqiptare sidomos ai bisnes i peshkuar nga politika.
A mendon se do te bente kuptim qe sejcili shqiptar te ndikonte sado pak per mos lejmin e cetralizimit te tregut nese reagonte duke blere tek tregtaret e vegjel, qofte edhe me cmime pak me te larta? Ndoshta tashme nuk eshte e praktikueshme per rrjetet celulare, pasi e arriten qellimin duke u bere vetem 2, por te pakten per internetin kabllor, duke mos lejuar falimentimin e operatoreve te vegjel te internetit ? Nodhta ne kete menyre ndonje nga operatoret e internetit do te fuqizohej e do te bente rrjetin e tij mobil e per pasoje do te beheshin perseri 3